Fshati Mursi në Sarandë, prej disa ditësh është në protesta për mbrojtjen e shkollës 9 – vjecare. Shkak është bërë një njoftim ende jo zyrtar i mbërritur në ambientet e kësaj shkolle në territorin e bashkisë Konispol, që bën të ditur se shkolla e Mursisë do të mbyllet së shpejti. Kjo ka nxitur reagimin e banorëve të cilët kërkojnë me çdo kusht të ndalojnë mbylljen e shkollës si e vetmja mundësi për të parandaluar analfabetizmin ne fshat. Në kuadër të këtyre zhvillimeve përfaqësues të bashkisë Konispol , u takuan me qindra banore të cilët erdhën edhe nga emigracioni për këtë zhvillim.
“Ngulim këmbë që shkolla të mos mbyllet sepse nuk duhet të mbyllet. Nxënësit janë 50, gjë që është e konsiderueshme për një fshatë me 650 banorë permanent dhe e dyta këtu duhet të hapet shkollë jo të mbyllet. Duhet të hapet shkollë profesionale. Shkolla nuk duhet mbyllur, ku do shkojnë ata fëmijë 5 fëmijë, do shkojnë në Xharrë? Me se do i çojmë? ”, shprehen banorët.
Kryetari i bashkisë Konispol, Shuaip Beqiri duke folur para banorëve të zonës, premtoi se do të ndihmojë që shkolla e Mursisë të mos mbyllet, madje do ti kërkojë qeverise të ndërtojë një shkollë profesionale bujqësore në këtë zonë.
“Ne në përvjetorin e shkollës me përfaqësuesin e Kryeministrit i cili ishte këtu, i kam kërkuar publikisht të hapet shkollë profesionale në Murlsi. Ne të gjithë së bashku duke kërkuar mbështetjen tuaj si komunitet në të gjithë Njësinë, është që të punohet që kjo shkollë të mbahet dhe këta fëmijë mos të shkojnë me fugon për interes të kujtdo qoftë në Livadhja, qoftë në Ksamil”, është shprehur kreu i bashkisë së Konispolit, Shuaip Beqiri.
Fshati Mursi ,ka një shkollë 9 vjeçare qe daton e hapur qe prej 100 vitesh. Ky fshat ngelet ndër më të populluarit në jug të Shqipërisë e favorizuar kjo nga industria e agrumeve dhe bujqësisë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO