Dy vite pasi hodhi babain nga shkallët dhe i shkaktoi vdekjen, 43-vjeçari Klementin Islamaj nga fshati Shalës, Konispol, ka rënë në prangat e policisë.
Gjykata e Sarandës e ka dënuar 43-vjeçarin për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në gusht të 2024-ës, ku Islamaj hodhi nga shkallët të atin Hysen Islamaj pasi ky i fundit i kishte vrarë me sopatë nënën e tij 66-vjeçare Shano Islamaj.
Krimi ndodhi para fëmijëve të Klementin Islamajt, të cilët jetonin në banesë me gjyshërit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë vunë në pranga shtetasin K. I., 43 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”, njoftoi sot policia.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










