Konispoli prodhon 60 mijë ton mandarina, bie çmimi! Fermerët: E shesim me 37 lek/kg, po dalim me humbje! Bashkia: Morën subvencione për naftën

Zhvlerësimi i euros dhe kërkesa e ulët në treg ka sjellë uljen e çmimit të mandarinave në pikat e grumbullimit në Konispol. Aktualisht mandarina shitet me shumicë 37 lek për kg, ndërsa në nisje të sezonit ishte me 50 lek për kg.

Fermerët shprehen se me këtë çmim nuk arrijnë të nxjerrin shpenzimet e shërbimeve të kryera përgjatë vitit.

“Prodhim i mbarë, por kemi problem me shitjen. Për pasojë ulet dhe çmimi. Me çmimin sjemi të kënaqur, terhiqet shumë pak. Marrëdhënie privat me privat kemi, shteti nuk ekziston për ne".

“Ka rënë shumë mandarina. Shumë ulët çmimi dhe fermeret nuk nxjerrin dot shpenzimet e tyre. Ne kërkojmë ndërhyrje nga shteti.  10 cen më pak se në Greqi, shitet mandarina e vendit".

Këto kanë qenë deklaratat e disa fermerëve.

“Prodhimi është i mirë. Për eksport shkojnë më shumë, Kroaci, Serbi, Bosnje”,- shprehet një grumbullues.

Nënkryetarja e bashkisë së Konispolit,Keida Selmani, shprehet se pushteti lokal ka ofruar mbështetje për fermerët duke mundësuar mirëmbajtjen e rrugëve bujqësore, hapjen e kanaleve vaditëse e kulluese si dhe asistencë në procesin e aplikimit për subvensione.

“Janë bërë investime në rrugët e parcelave dhe kanaleve kulluese. Fermeret kanë marrë subvecione për karburantin”,- tha ajo

Konispoli mbetet prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i agrumeve në vend. Këtë vit prodhimi pritet të tejkalojë 60 mijë ton mandarina dhe tregjet kryesore janë vendet e rajonit, si Serbia, Bosnje-Hercogovina, Kosova e Maqedonia e Veriut.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/01/2024 00:46

    Po sigurisht qe u ulet cmimi,kudo ne bote u ulet cmimi tani agrumeve se jane ne pikun e sezonit,vetem ne pranveren e vone dhe ne vere shiten me cmimet stratosferike qe doni t'i shisni ju tani!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?