Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, në një prononcim para mediave në hollin e Kuvendit pas arrestimit të Driton Çaushit, ka thënë se subjekti i tij politik do të vazhdojë me rezistencë kundër projektligjit për demarkacion.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë rezistencën edhe në ditën e seancës kur të vij projektligji për demarkacion”, ka thënë Konjufca.
Çaushi u arrestua para pak minutash nga Policia e Kosovës pasi që ishte ai që hodhi gaz lotsjellës në mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme ku u votua projektligji për demarkacion.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com