Konjufca: Kosova në pritje të statusit të vendit kandidat të BE-së

Konjufca: Kosova në pritje të statusit të vendit kandidat të BE-së

Kryeparlamentari Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca priti sot në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, ambasadorin Aivo Orav, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, agjendën evropiane të Kosovës dhe përparimin në procesin e reformave për integrimin evropian. 

Konjufca njoftoi Orav mbi punën e deritashme të legjislaturës së tetë përfshirë miratimin e ligjeve të rëndësishme që lidhen me agjendën e reformave evropiane, si dhe ritheksoi përkushtimin e legjislativit në vazhdimin e reformave të nevojshme.

Ai tha se Kosova ka përmbushur kriteret dhe është në pritje të dhënies së statusit të vendit kandidat të BE-së. Ndërsa, ambasadori Orav vlerësoi progresin e arritur deri tani nga Kosova

Konjufca dhe Orav shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit reciprok, si dhe vazhdimin e mbështetjes së legjislativit në funksion të avancimit të agjendës së përbashkët evropiane./Kosovapress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim