Konjufca: Lajçaku është pozicionuar kah Serbia, Asociacioni vetëm bashkë me njohjen

Konjufca: Lajçaku është pozicionuar kah Serbia, Asociacioni vetëm bashkë me njohjen

Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca deklaroi se çelësi për avancimin e dialogut është asociacioni bashkë me njohjen. Sipas tij, është në përgjegjësinë e Kosovës që të gjejë formën e asociacionit, që është në përputhje me kushtetutën dhe që nuk cenon rendin juridik.

Konjufca tha se deklarimet e kryeministrit Albin Kurti për të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk janë akuza por konstatime. Tutje, ai u shpreh se i njëjti po e kryen punën e tij në mënyrë të papërgjegjshme.

Para gazetarëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës deklaroi se dialogu nuk mund të ecë përpara pa njohjen e shtetësisë së Kosovës.

“Vetëm një çelës është i mundshëm për të ecur dialogu përpara, asociacioni bashkë me njohjen, përndryshe nuk ka avancim të dialogut, është problem. Serbia duhet që të pajtohet se kur ta kalon kufirin në Merdare është në një shtet tjetër. Duhet ta njoh, flamurin, simbolet nuk duhet që të na pengojë kur aplikojmë ne në organizata ndërkombëtare. Pastaj është në përgjegjësinë e Kosovës të gjejë një formë të asociacionit që është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk e cenon rendin juridik. Nëse mundoheni me shkatërrua ide atëherë jeni në favor të Serbisë. Është përfaqësim i pozicionit të Serbisë. Nuk është akuzë kjo, kjo është thjesht identifikim i një njeriu i cili po e kryen punë e vet goxha në mënyrë të papërgjegjshme”, tha ai.

Ai mohoi që ka pasur akuza ndaj Lajçakut, veçse tha se kryeministri Albin Kurti ka konstatuar mënyrën e punës së tij së emisarit, ku siç tha Konjufca, “është pozicionim në krahun e Serbisë”.

“Së pari nuk mendoj që ato ishin akuza, ishin disa konstatime të mënyrës së punës së z. Lajcak. Është vërejtur me thënë të drejtën qysh në fillim që zotëri Lajcak më shumë qëndrimet të cilat i artikulon, më shumë janë le të themi ato marrje e pozicionit të Serbisë fillimisht, e pastaj përpjekje që përmes mekanizmave të ndryshëm edhe formulimeve që ai i vendos në zgjidhjet që i propozon, të mund të jenë pikënisje e pozicionit të Serbisë, qysh të mund të akomodojë në mënyrë sa më të përshtatshme pozicionimin e Serbisë. E cili është pozicionimi i Serbisë? Pozicionimi i Serbisë është që Kosova duhet ta bëjë një asociacion jashtë çdo ombrelle politike të procesit i cili e ka arrit këtë pikë ku jemi tash”, deklaroi Konjufca.

Konjufca u shpreh se Kosova nuk mund ta bëjë Asociacionin, nëse nuk është në horizont njohja nga ana e Serbisë, për çka u shpreh se ka devijim nga ideja origjinale.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 20/09/2023 19:29

    Kur presidenti Thaqi thoshte se llajqaku nuk duhet te ishte ndermjetes ti more pis vrapoje pas kurrcit e mender presednike osmankes dhe deklaronit se mezi po presim te fillojme punen me llajqakun, tash kur u binde edhe ti se nuk je anderr e kuptove se tka hanger ujku, dhe kjo eshte vetem fillimi o i mjer sepse me poshtersite tuja qe ta bani presednike tbijen e milicit te millosheviqit ska se si te ishte ndryshe, ju vet e keni kerkuar dhe mbajeni tash kurse ata qe ju kan votuar ja pafshin "hajrin" budallakut tuaj, kshtu i Kish pas ndodhur edhe ati tregtarit te vjeter kur Kish qit magarin ti prije deves,edhe kosova smeriton me mir, kryetar i kuvendit ahmak konjufca, presidente mender e bija e milicit te millosheviqit e kryeminister kurrci i dashuruar ne veten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore