Konjufca: Në asnjë mënyrë s'i
japim LDK-së postin e kryeministrit

Konjufca: Në asnjë mënyrë s'i<br />japim LDK-së postin e kryeministrit
Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk është në asnjë pozite për ta kërkuar postin e kryeministrit, tha nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në emisionin Argument Plus të RTV21.

“Ne as që e diskutojmë bile…ata e kishin kryeministrinë për tri vite me radhë na treguan çka dinë dhe çka munden, pikërisht për shkak të kësaj qeverisje, LDK-ja doli në vendin e tretë”, tha Konjufca.

Ditë më parë zyrtari i LDK-së, Muharrem Sfarqa tha se kjo parti hynë në koalicion me Vetëvendosjen nëse u jepet posti i kryeministrisë, Konjufca tha se atëherë LDK-ja të përgatitet për zgjedhjet e reja.

“As që do të ishte pikë në negociatat e ardhshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Një porosi të qartë populli e ka dhënë në këto zgjedhje”, përfundoi Konjufca.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik