Konjufca nga Haga: Gjykata Speciale s’u bë nga qejfi por nga zori, ka shumë defekte

Konjufca nga Haga: Gjykata Speciale s’u bë nga qejfi por nga zori, ka shumë defekte

Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ndodhet në Hagë ku do të vizitojë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët gjenden në paraburgim.

Konjufaca tha se institucionet e Kosovës e shohin me shqetësim Gjykatën Speciale, ndërkohë që thotë që kjo gjykatë nuk është krijuar nga qefi, por nga zori.

 Ai sot do t’i vizitojë Krasniqin, Shalën e Selimin, ndërsa nesër do ta vizitojë Thaçin e Veselin

“Me iu thënë të drejtën ne si Kosovë i shohim me shumë shqetësim. Shqetësuese ka qenë vet ekzistenca themelimi i kësaj Gjykate. Edhe ata që kanë menduar që është e pashmangshme edhe ata kanë pasur vërejtjet e veta në atë kohë kur është themeluar. Pra nuk është se është bërë prej qefit, ka qenë një far gjykate e zorit më thënë të drejtën, edhe ata që e kanë ngritur dorën kanë menduar se po të mos të bëhej prej Kosovës do të bëhej prej Kombeve të Bashkuara dhe prapë së prapë Kosovë do të pësonte. E di që në atë kohë nuk ka qenë e lehtë as për ata që kanë votuar kundër e as për ata që kanë votuar “për” ”, tha Konjufca gjatë një interviste për  "RTK"-në.

Ai është treguar përsëri kritik ndaj Gjykatës Speciale duke thënë se po bëhen dy vite që krerët e UÇK-së janë në paraburgim, ndërsa procesi gjyqësor nuk ka filluar ende.

“Puna e saj deri tashme ka shumë defekte. Ajo që menjëherë ta merr vëmendjen, është se po bëhen dy vjet që këta janë të izoluar dhe procesi gjyqësor nuk po fillon”, ka shtuar Konjufca.

Megjithatë, ai nuk do të mund të takohet me ish komandantin tjetër, Salih Mustafa, për shkak se procedura gjyqësore në të cilën ai ndodhet aktualisht, është në një fazë specifike.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën