Konjufca: Plani evropian përmban njohjen 'de facto' mes Kosovës dhe Serbisë! Të firmoset kjo marrëveshje, më pas flasim për Asociacionin

Konjufca: Plani evropian përmban njohjen 'de facto' mes Kosovës dhe Serbisë! Të firmoset kjo marrëveshje, më pas flasim për Asociacionin

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi mbrëmjen e sotme në një intervistë për mediat vendase se plani franko-gjerman përmban njohjen ‘defacto’ nga Serbia. Ai tha se për këtë arsye, Serbia nuk kishte pranuar të nënshkruajë marrëveshjen për shkak se në nenin dy përcaktohej njohja ‘defacto’ mes dy shteteve.

“Sipas mendimit tim, njohja De-Facto është kur një shtet tjetër pajtohet që ti ekziston absolutisht si shtet i pavarur, që e merr zotimin mos me t’u përzi në asnjë prej punëve tua të brendshme, mos me t’u përzi askund në arenën ndërkombëtare, që të njohë të gjitha ato që prodhon ti, të gjitha dokumentet, prej pasaportës, doganave, mallrave, gjithçka që prodhon Republika e Kosovës me logo të saj, pa kurrfarë fusnote, plotësisht të barabarta si shtete. Kjo është njohja që po kërkohet me planin evropian. Unë mendoj që kjo është arsyeja, për shkak të nenit 2 që nuk e nënshkruan Serbia dhe nuk pres që do ta nënshkruajë as me 18 mars. Kryeministri Kurti, edhe atë ditë ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë, mirëpo Serbia nuk e nënshkruajti. Unë mendoj që kjo e qet në pozicion të favorshëm Kosovën”, tha Konjufca.

Sa i takon themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë popullsie serbe, Konjufca tha se nuk mund të ketë një marrëveshje të tillë pa u firmosur më parë ajo e planit europian. Ai shtoi se më parë duhet të ndodhë njohja ‘de facto’ dhe më pas të diskutohet për Asociacionin.

“Në Ohër duhet të shkojmë me pozicionin tonë që marrëveshja të jetë e konstruktuar kështu: Ndodh njohja De-Facto dhe pastaj Kosova ia gjen modusin Asociacionit. Nëse nisemi prej të kundërtës, Kosova pëson dhe dëmtohet dhe është gabim nëse pozicionohemi ashtu”, ka thënë Konjufca.

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç pritet të mbahet në 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku pritet që të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani