Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi

Tiranë- Jo vetëm nxënësit, por edhe mësuesja, drejtoresha, psikologia e shkollës “Fan Noli” në Tiranë, dhe oficerja kanë qenë në dijeni të thikës që 14-vjeçari i dyshuar si autor i vrasjes së Martin Canit mbante në shkollë, ditën e ngjarjes. 

Skandali del nga një pjesë e bisedës së regjistruar nga mbledhja e djeshme e prindërve (21 Nëntor), në shkollën “Fan Noli”.

Në audio dëgjohet teksa një prind i kërkon llogari mësueses dhe thotë se ndaj të gjithë stafit të shkollës që kishte dijeni se i mituri ishte i armatosur, duhen marrë masa.

“Përgjegjësia juaj ishte që ata fëmijë të mos vinin as orën e 5 e të 6 që kishin marrë leje. Nga e premtja ishte bërë çfarë ishte bërë dhe për zyshën duhet të merren masa, edhe për drejtoreshën. Edhe oficerja. Edhe psikologu ishte në dijeni”, thotë prindi.

Dhe ajo që është më e rëndë  është se 14-vjeçari u kishte treguar thikën nxënësve të klasës dhe u kishte thënë se për kë e kishte marrë, por asnjë s’ka reaguar.

“Dhe kur gjithë klasa po përpëlitej, ai djali kishte thënë prisni ju çfarë do të ndodhë sot. Dhe vjen me një thikë kaq! Dhe ua ka treguar edhe shokëve”, vijohet në audio.

Në bisedën e regjistruar, prindi i shqetësuar kërkon llogari nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollës për këtë neglizhencë. Po ashtu, ai akuzon stafin e shkollës se u kanë sugjeruar fëmijëve të mos flasin me gazetarët apo të japin intervista për ngjarjen.

Një grup prindërish do të mblidhen sërish këtë të shtunë (23 Nëntor) para shkollës “Fan Noli”, për të bërë me dije se koha e reflektimit për Ministrinë e Arsimit ka mbaruar dhe për të njoftuar detajet e protestës së të hënës para Ministrisë së Arsimit. 

Në protestën e djeshme, ata kërkuan siguri për jetën e fëmijëve dhe dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu.

Krimi i rëndë ndodhi ditën e hënë (18 nëntor) në kryeqytet, kurse sherri mes të miturve nxënës kishte nisur prej ditës së premte dhe janë ngritur pikëpyetje se si askush nuk arriti ta parandalonte krimin. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një tjetër 14-vjeçar, që Gjykata e Tiranës e la në paraburgim.

Kjo ngjarje e rëndë ka ngritur edhe debatet për kufizimin apo mbylljen e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat, nga ku ka nisur sherri, por edhe janë postuar video pas krimit nga autori. Nisma është lancuar nga kryeministri Edi Rama, si fushatë kundër bullizmit, rrjeteve sociale dhe parandalimit të ngjarjeve të tjera të ngjashme.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luigji: 23/11/2024 10:24

    Sa shqetesuese eshte kur prindet kerkojne llogari mesueseve se femijet e tyre shkojne me thika ne shkolle, nga vijne ata femije te “armatosur “ !!! Nuk banojne me prindet??? Te paret qe dallojne sjelljet jo normale te femijeve duhet te jene prindet por nje pjese e tyre e paskan mendjen ca ne katin e 8’te e ca ne surrel!!!!

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 23/11/2024 08:07

    Asgje ,vecse perpjekje per shperdorim politik te ngjarje.Une tani qe shkruan, kam nje muaj ne Itali.Por si " maskara qe jamm" deklaron se ishe ne klase dhe e pashe me syte e mi kete ngjarje.Mesuesja,ate mori ne telefon Ministren Manastirliu dhe me per kryeministri,por ata e nenvleftesuan duke iu thene:" qetesohuni ,eshte djale i mire.Thiken e ka per te emeruar karrota"".Ha dhe nje deshmi tjeter qe kerkon proteste para Ministria e, kryeministrise dhe ne Surrel. LINI GRUPIN HETIMOR TE BEJE DETYREN.PRINDER,MOS DEGJONI LLOGJET E NJE PERSONI.

    Përgjigju
    • Qytetar: 23/11/2024 12:42

      Duhet te nxirret pergjegjesia e gjithkujt. Protestat nuk e pengojne drejtesine te hetoje, por do ta detyrojne ministrine e arsmit dhe mesuesit ta marrin seriozisht fenomenin e dhunes neper shkolla. Shqiperia ka shume probleme, z. Kasem, dhe protestat i tregojne qeverise tende te dashur se çfare duhet te jene prioritetet.

  • Prindi: 23/11/2024 04:27

    Ky prind gjoja i indinjuar eshte ushtar i Saliut qe fajin do tja hedhi shkolles Femija i ketij prindi qe thote keto gjera duhet te arrestohet si bashkepunetor ne vrasje bashke me 14 vjeçarin ekstekutues pasi ka ditur qe ka qene i armatosur e ka pare armen e krimit si dhe kundert kujt do perdorej kjo thike. Te dashur prinder. perpara se tja vini fajin te tjereve per sjelljen e femijeve tuaj drejtojani gishtin vetes tuaj, i edukoni ata femije dhe kjo behet duke ndejtur ne menyre aktive me femijen , duke e pyetur femijen se si e kaloj diten , duke e marre çdo fundjave djke pare nje film duke dal shetirje si shok me femijen tuaj Ju prinder flas per nje shumice derrmuese merruni edukoni femijet mos u dorezoni para tekave te tyre dhe gjeja me e mire qe do beni te ngrini lart figuren e mesuesit ne menyre qe te edukoni femijet Keto dite qe ka ndodh kjo ngjarja makabre ne nje nga shkollat 9 vjeçare te Tiranes si rrjedhoje te sjelljes te keqe te nje nxenesi eshte thirre ne shkolle prindi i femijes Prindi ne vend ti fliste femijes se sillet keshtu ne shkolle i tha here djale me solle ketu te degjoj pordhet e mesueses. E sa raste te gjera mund tju tregoj pasi me sjelljen tuaj si cuba i jepni zemer femijeve tuaj.

    Përgjigju
    • Rendi: 23/11/2024 07:24

      Nje sufllaqe

  • Qazimi: 22/11/2024 23:07

    E pafalshme per te gjithe personelin qe u permend. Jam mesues ne pension. Perpara 7 vjetesh ne klsen kujsetari kisha nje nxenes te dhunshem. Ne rastin e pare qe nxenesit me thane qe Ka doreze boksi jo vetem qe i' a mira,e dorezova ne drejtori,njoftova te emen( babain e kishte ne burg). Gjeja menyre te ndryshem per ta kontrolluar per ndonje send te forte qe mund te kishte. I kam perdorur te gjithe menyrat per ta mbajtur nen kontroll. Gjeja ndonje arsye per ta perqafuar,nje mundesi kontrolli nga ana ime. Bashkepunoja me nxenes te pjekur dhe psé te vegjel per ta pasur ne vezhgim. Nuk i kuptoj c' fare punonjes arsimit Jane keta qe u permenden.

    Përgjigju
    • Musliman: 23/11/2024 08:27

      Bravo

  • Prind: 22/11/2024 22:16

    Kam dy vajzat e mia ne ate shkolle. Mos hidhni akuza kot. Oficeren e sigurise e gjej cdo dite duke mos i lene femijet te dilnin jashte deres, i qendronte efhe te rruga bshke me policin bashkiak per t'i kaluar rrugen. Keto jane fjalet e nje prindi: "e dinte filani, filani dhe filani". Juve jua merr logjika qe po ta dinin, do ta linin. Atij djali thiken, duhet t'ia kete sjelle dikush nga jashte. Jeni duke vrare mesuesit dhe po beni edhe me shhme dem. Ne klasen e vajzes sime prinderit e femijdve problematike nuk vijne fare ne takime. Mesuesve u eshte ndaluar nga ministria te marrin masa per perjashtim, apo paralajmerim, apo thyerrje note ne sjellje. Mesuesit i kane duart e lidhura. Plotesojne vetem raporte sigurie.

    Përgjigju
  • Pena: 22/11/2024 21:24

    Ju mediat jeni vrasesit me te medhenj te femijvet.Hiqni dore nga hipokrizia.

    Përgjigju
  • Osceola: 22/11/2024 21:14

    E gjithe kjo vjen prej steriotipit qe kemi krijuar si shoqeri qe, ate qe denoncon dicka e etiketojme "Spiun"!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund