VATIKAN - Ka mbërritur në Vatikan kardinali vietnamez me të drejtën zgjedhore, që do të thotë se sot në Kongregacionin e Përgjithshëm mund të vendoset për datën e mbledhjes së Konklavit për të zgjedhur pasardhësin e Benediktit XVI-të si kreu i Kishës Katolike Romake.
Që nga e hëna, kardinalët e zgjedhur kanë diskutuar mbi temat e Ungjillëzimit, të impenjimit të Kishës në botën e sotme, të profilit e të shpresave për zgjidhjen e Papës së ri.
Zëdhënësi i Vatikanit, At Federiko Lombardi, çdo ditë ka informuar gazetarët se gjatë kongregacioneve, kardinalët kanë shkëmbyer mendime, informacione të tjera plotësuese për problemet që u interesojnë.
Gjithashtu është shfaqur për gazetarët edhe një filmim i Qendrës Televizve të Vatikanit. Pamjet tregonin punimet në vijim në Kapelën Sistine, e cila është mbyllur për të përgatitur mbajtjen e Konklavës, e cila do të zgjedhë Papën e ri.
Pamjet treguan edhe materialet e përdorura për këtë punë, binte në sy montimi i pllakave të mëdha për mbulimin e dyshemesë, për të ruajtur dyshemenë e lashtë, artistike e njëkohësisht, për të realizuar një dysheme më të lartë, të përkohshme, mbi të cilën do të vendosen karriget e tryezat e votuesve.
Kryevepra absolute e të gjitha kohërave, Kapela Sistina në Pallatin Apostolik , rezidenca e Papes në Vatikan është një ndër veprat më të bukura të artit Italian, ku 500 vjet më parë Papa Giulio II i dha si detyrë Mikelanxhelo Buonarrotit, që të pikturonte personazhet biblike në tavanin e Kapela Sistinës.
Redaksia Online
(Gre.M/l.c/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com