TIRANE - Ministria e Arsimit publikon formularin A2 dhe formularin e Korrigjimeve të Pasaktësive, dy dokumente të përfshira në një. Udhëzimi i saktë se si do të bëhet plotësimi do të jepet pas ditës së hënë. Sipas agjencisë kombëtare të provimeve plotësimi i formularit këtë vit do të ketë ndryshime dhe për këtë udhëzimi është mëse i domosdoshëm si për mësuesit që do të japin asistencë për plotësimin e tij ashtu edhe për maturantët që do të bëjnë vlerësimin e mundësive dhe më pas dorëzimin e tij.
Ministria e Arsimit ka sqaruar se formulari do të plotësohet online. Përpara dorëzimit të të tij, maturantët duhet të bëjnë përllogaritjen e pikëve. Janë 300 degë të shkollave të larta mes të cilave kandidatët do të zgjedhin 10 preferencat e tyre ku do të konkurrojnë për arsimin e lartë.
Janë dy formula në dispozicion të maturantëve: në to jepen 5 komponentët e maturës dhe koeficientët sipas profilit dhe universiteteve. Formula e dytë u vihet në dispozicion maturantëve për herë të parë këtë vit.
Formula do të përdoret vetëm nga ata kandidatë që kanë dhënë provim në 3 lëndë me zgjedhje. Pasi të kenë përmbyllur këto faza, nxënësit duhet të konsultohen me tabelat e vëna në dispozicion nga MASH ku jepen pikët e fituesit të fundit për çdo degë.
(kz/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com