TIRANË - Një biznesmen i lëndëve drusore në Mirditë ka rënë pre e dhunës makabre të dy konkurrentëve të tij në biznes. Burime zyrtare të Policisë së Lezhës bënë të ditur se biznesmeni i dhunuar është Landi Noka, 45 vjeç. Ngjarja është shënuar paraditen e djeshme rreth orës 10:35 tek mbikalimi në Ishull-Lezhë. Biznesmeni është gjetur në mjetin e tij tip “BMW”, me targë AA 383 EH tërësisht i gjakosur.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilët kanë konstatuar se Landi Noka, 45 vjeç, banues në Sheshaj Mirditë pronar i një biznesi me lëndë drusore dhe qymyrgurit, ishte goditur me sende të forta në kokë. Ai është dërguar menjëherë për në spitalin e Lezhës për të marrë mjekimin e duhur, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Vendi i ngjarjes
Burimet nga Policia e Lezhës thanë se nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja arme të tipit T.T., ku autorët dyshohet të kenë gjuajtur në ajër. Ndërkohë, Policia e Lezhës ka mundur të identifikojë autorët e kësaj ngjarjeje, të cilët janë shtetasit Landi Kaçorri dhe Gjergj Kaçorri, të cilët janë shpallur menjëherë në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Hetimet
Nga veprimet e para hetimore burimet thonë se rezulton se këta shtetas janë konfliktuar fizikisht duke e goditur me mjete të forta biznesmenin Land Noka në kokë dhe nga shtetasit e shpallur në kërkim është qëlluar në ajër me armë zjarri. Shkak i konfliktit dyshohet të jenë mosmarrëveshjet me motiv konkurence të biznesit të tyre me lëndë drusore dhe qymyrgur. Gjithashtu shkak ka qënë edhe ngjarja e ndodhur më datë 22.02.2016, ku në Komisariatin e Policisë Mirditë ka shkuar shtetasi Marjo Noka, banues në Rrëshen, i cili ka bërë kallëzim se në orën 14:10 të po kësaj date ka qënë duke shkuar në shtëpi me familje dhe shtetasit Tanush Kaçorri dhe Landi Kaçorri i kanë dalë përpara duke e ofenduar, sharë dhe ku kanë tentuar të veprojnë edhe me duar.
Por shtetasi Marjo Noka nuk u është përgjigjur duke u larguar me makinë për në shtëpi ku dhe është ndjekur nga ata deri tek banesa e tij. Për këtë ngjarje janë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Fyerja”. Vazhdojnë hetimet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Burimet nga policia thanë se dolën në këto konkluzione pas marrjes në pyetje të biznesmenit të dhunuar.
Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com