Një ditë pas njoftimit për një automjet që u përfshi nga flakët në qytetin e Durrësit policia bën me dije se zjarrëvënia ishte e qëllimshme dhe për pasojë ka shpallur në kërkim një 38-vjeçar
 
A.S. 38 vjeç banues në Durrës dyshohet se i ka vënë zjarrin furgont tip Benz me targa DR 2902 F, në pronësi të L.P.56 vjeç. Ngjarja nuk shënoi të lënduar por vetëm dëme materiale të furgonit i cili u dogj pjesërisht.

Shkak për këtë dyshohet se është konkurrenca për pasagjerët.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

zjarr furgoni durres

zjarr furgoni durres

zjarr furgoni durres

zjarr furgoni durres

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)