Konkursi i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Universitetin ‘La Sapienza’ në Romë. Por në komision askush nuk e dinte gjuhën

Konkursi i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Universitetin ‘La Sapienza’ në Romë. Por në komision askush nuk e dinte gjuhën

Në konkursin për t’u bërë profesor i asociuar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në universitetin ‘La Sapienza’ nuk ka asnjë ekspert shqiptar. Kandidatët kanë akuzuar se përzgjedhja për vendin e profesorit të asociuar është e paramenduar.

"Dhe për fat të keq, në botën akademike kjo nuk është një risi” - është ankesa që vjen nga profesorë nga universitete të ndryshme italiane. Një prej tyre, që më pas fitoi, është shprehur se "Ata e bënë atë aq qartë, sa nuk ruajtën as formën e konkursit.

Procedura e përzgjedhjes që përfundoi së fundmi në Universitetin ‘La Sapienza’ të Romës përfundoi në një re pluhuri, e cila që vitin e shkuar kishte shkaktuar polemikë pas polemikave punësimin e një profesor të ri për departamentin e shkencave dokumentare filologjike gjuhësore.

Edhe para kryerjes së testit oral, tre kandidatë nga katër kishin dërguar ankesat e tyre te rektori, Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kundër Korrupsionit, për të raportuar paqartësitë në përzgjedhje dhe për të kërkuar që komisioni të anulohej.

Tani zërit të tyre i është bashkuar edhe ai i albanologëve që punojnë në universitete të tjera italiane, të cilët akuzojnë: Një skenë e turpshme dhe e paparë.

Nuk ka shumë studiues të gjuhës shqipe dhe të letërsisë në realitetet akademike italiane. Konsorciumi ndëruniversitar i Cineca numëron vetëm shtatë ekspertë, bashkëpunëtorë dhe studiues, të shpërndarë në universitetet e Salento, Kalabria, Palermo dhe Venecia. Një bashkësi e kufizuar shkencore e gjuhësisë dhe glotologjisë.

"Sidoqoftë, megjithatë, kur bëhen konkurse të tillë, të paktën një nga profesorët e sektorit duhet thirrur të jetë anëtarë komisioni. Shumë keq që në këtë rast askush nga ne nuk është pyetur." – shprehen Franco Altimari dhe Matteo Mandalà, të dy ekspertë të kësaj disipline, të cilët japin mësim në Universitetin e Kalabrisë dhe në Palermos, si dhe Monica Genesin, bashkëpunëtore e Universitetit të Salento.

"Kështu në konkursin Sapienza për ekspertë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, i cili vlerëson mësuesit e ardhshëm shqiptarë, nuk kishte asnjë." Kandidatët ankimues këtë fakt e kishin bërë të ditur në deklaratën e tyre, kur zbuluan se në komisionin e konkursit kishte vetëm gjuhëtarë dhe glotologë. Prej këtij fakti ata kërkuan edhe anulimin e konkursit por pa rezultat.

Lektorët gjithashtu e përcaktojnë testin me gojë në muajin shtator, i cili synon të konstatojë aftësitë gjuhësore të kandidatëve si "qesharake" që rezultoi në kërkesën për të përkthyer dhjetë rreshta nga shqipja, të marra nga një roman i Dritëro Agollit.

"Unë nuk do të bëja një kërkesë të ngjashme me studentët e mi - shton njëri prej kandidatëve – e cila gjati jo më shumë se pesë minuta, para një komisioni që nuk kishte mundësi të përkthente".

Jo të gjithë kanë pranuar të përgjigjen para komisionit. Ka nga ata që e kanë gjykuar pyetjen "aq poshtërues", pas vitesh punë shkencore dhe mësimdhënie universitare, dhe kanë refuzuar të përgjigjen.

Tashmë që përzgjedhja ka përfunduar, dukshëm me një rezultat të paracaktuar, konkurentët tregojnë me gisht mënyrën e zhvillimit të konkursit.

Në katër aspirantët për profesorë të ardhur nga Italia dhe nga jashtë vendit, i vetmi që fitoi ishte kandidatja që bashkëpunonte me ‘La Sapianza’

"Nje ngjarje për të ardhur keq dhe trishtuese për ata që aspirojnë të çojnë përpara punën e tyre shkencore”, - thonë profesorët.

Universiteti nga ana e tij ka replikuar duke thënë se: Profesorët e komisionit posedojnë kushtet e kualifikimit akademik të kërkuara nga rregulloret e universitetit dhe prandaj kanë plotësisht të drejtë të ushtrojnë funksionet e anëtarit të komisionit”.

Inkompetenca e tyre, sipas universitetit ‘kundërshtohet nga fakti se njëri prej antëtarëve të jurisë së konkursit ka drejtuar komisionin e vlerësimit të aftësive shkencore në rang kombëtarë për të njëjtin sektor konkurimi

Një çështje "mbi të cilën ‘La Sapienza’ tashmë ka pasur mundësinë t'i përgjigjet ministrisë, Anac, kandidatëve, Observatorit të garave universitare, pa pasur ndonjë provë kundërshtuese”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?