Konstituimi i Këshillit Bashkiak në Shkodër/ PD ngrihet të hënën në protestë: Të mos lejojmë kapjen e qytetit

Konstituimi i Këshillit Bashkiak në Shkodër/ PD ngrihet të hënën në protestë: Të mos lejojmë kapjen e qytetit

Dega e Partisë Demokratike do të organizojë një protestë më 19 gusht për të kundërshtuar konstituimin e Këshilli Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Edhe pse kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri u tërhoq nga posti për shkak të akuzave për një dënim të tij vite më parë në Itali për shpërndarje të lëndëve narkotike, Këshilli Bashkiak ka të drejtën për tu konstituuar.

"Ditën e hënë datë 19 gusht në orën 10:00 përpara Rektoratit të Universitetit Luigj Gurakuqi  Salla ku do të zhvillohet mbledhja e jashtëligjshme e Këshilit Bashkiak) do të zhvillojmë një protestë masive për të mos lejuar kapjen e qytetit. Ju ftojmë të na bashkoheni, Shkodra ka nevoje për ne."  thuhet në njoftimin e PD Shkodër.

Megjithëse socialistët duken të vendosur që ta çojnë deri në fund marrjen e bashkisë së Shkodrës që njihet si një bastion i PD, Shkodra do të vijojë që të udhëhiqet sërish nga kryebashkiakja aktuale Voltana Ademi, por me një këshill bashkiak me shumicë socialiste deri në një moment të dytë ku të kryhen sërish zgjedhje për kryetar bashkie pas tërheqjes së Pjetrit.

Por edhe pse 'topi' është në fushën e presidentit Meta për të dekretuar një datë për zgjedhje në bashkinë e Shkodrës, ai ka thënë se ai e ka dekretuar një datë të përgjithshme për zgjedhjet lokale dhe ai është 13 tetori.

“Nuk ka nevojë, zgjedhjet janë me 13 tetor për gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën, këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara. Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë”, u shpreh kreu i shtetit.

Ndërkohë në një reagim të dytë PD e Shkodrës i ka bërë thirrje Rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të ruajë strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pisët të partisë socialiste.  E njëjta thirrje i adresohet çdo drejtuesi tjetër rajonal.

Reagimi i dytë  i PD Shkodër:

" Përpjekja e 30 qershorit për të instaluar një pushtet monist është refuzuar në mënyrë plebishitare nga elektorati i Shkodrës. Çdo përpjekje për të injoruar me arrogance mesazhin e shumicës së  qytetarëve të Bashkisë Shkodër, përmes thirrjeve te paligjshme për mbledhjen e institucioneve moniste të demaskuara tanimë botërisht i konsiderojmë një provokim ndaj rendit normal të punëve në komunitetin tonë dhe përsëritje e veprimeve dhunuese, që kasta puniste e ushtarakëve të përdorur të Tiranës kërkon t’i rinovojë 30 vite pas përmbysjes së regjimit të etërve. I bëjmë thirrje Rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të ruajë strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pisët të partisë socialiste. E njëjta thirrje i adresohet çdo drejtuesi tjetër rajonal ku shpura e të bojkotuarve do të kërkojë të fshihet për të kryer një akt të paaprovuar! Thirrja dhe akuza kryesore i drejtohet Edi Ramës: Larg duart nga Shkodra dhe mos e shndërro kryeqendrën e Gegnisë në një fushëbetejë të parë të përplasjes së reparteve tuaja paramilitare me qytetarët e lirë!Ju duhet t’i kërkoni falje dhe të tërhiqeni nga Shkodra në pritje të garës së ndershme dhe jo të vijoni aksionin uzurpues ndaj saj!Qytetarëve të Shkodrës i bëjmë thirrje që ditën e hënë të bashkohen me anëtarët e Këshillit Legjitim Bashkiak, deputetë dhe kryesinë për të protestuar paqësisht në mbrojtje të autonomisë vendore, të drejtave pluraliste dhe demokratike që shoqëria shkodrane ka promovuar në histori."

Kujtojmë se Pjetri u tërhoq pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike, e cila publikoi një dokument ku sipas tyre vërtetohej që ai ka qenë i dënuar në Itali në 2003 me burg për drogë. Në përgjigjen e tij, Pjetri tha se ajo ngjarje, kur ia ka qenë vetëm 20 vjeç,  është hequr nga konteksti dhe është shfrytëzuar për sulme politike.

Lidhur me këtë çështje, Prokuroria ka nisur hetimet. Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme i ka dërguar një letër-porosi drejtësisë italiane ku kërkon informacion lidhur me figurën e Valdrin Pjetrit, ku mes të tjerash kërkohen edhe shenjat e gishtave të tij. Ndërkohë nga ana tjetër, bëhet e ditur se edhe Prokuroria Shqiptare do të marrë gjurmët e gishtave të Pjetrit, për të bërë më pas një krahasim me ato që do të mbërrijnë nga autoritetet italiane.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 18/08/2019 19:59

    Shkodra është Shqipëri e jo Serbi , o koëtrash o tradhëtar që nuk mendoni aspak për popullin por për xhepat ...!!!

    Përgjigju
  • AltinTop: 18/08/2019 02:26

    Pa fillu pune SPAK nuk fito e majta ne Shkoder...eshte histori e ngaterruar kjo e Shkodres...vetem SPAK do vertetoje ca gjera qe iu kane shperlare trurin votuesve ne Shkoder...

    Përgjigju
  • redi: 17/08/2019 16:40

    PD e Shkodres nuk e ka prone private bashkine ,qe e mban me force prej 30 vjetesh.Ne tadt se ka perkrahjen e shumicen e shkodraneve te hyje ne zgjedhjet qe do vone.Po fitoi ,i lumte dhe shkodranet ta gezojne perseri Voltana Ademin dhe i pafshin hajrin.Shkodra ka nevoje per rilindje ne te gjithe qarkun ,se eshte djepi i demokracise dhe kultures shqiptare

    Përgjigju
  • SHKODRA BUL: 17/08/2019 15:55

    Esht per tardh keq per gjendjen e keqe te shqiperis.populli jon nuk duhet te qohet ne protest per mos te leju kapjen e shkodres,por populli duhet te jet ne protest gjith kohen,jo te majt dhe te djatht,politikanet tan jan ortak dhe kologe,cdo gja ato i kan te perbashkta.populli shqiptar duhet ti marr ne dore fatet e veta

    Përgjigju
  • Zdrale: 17/08/2019 14:18

    Po te kishit dale ne zgjedhje, si Bashkine ashtu edhe Keshillin do ta kishte Partia Demokratike. Boll me Lulin e Mulin. Shkodra ka fitu thelle pa ato, e keshtu ka me ndodh ba me dal ne votime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre