Kuvendi i ri i Republikës do të mblidhet më 10 shtator. Dekreti është firmosur sot nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
"Në mbështetje të nenit 65 pika 1, 67 pika 1, dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, si dhe në kushtet kur Legjislaturës së IX-të të Kuvendit, i përfundon mandati në datën 09.09.2021, Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë", thuhet në dekret.
Të premten e 10 shtator pritet të zhvillohet dhe seanca e parë në drejtimin e deputetit më të vjetër, që më shumë mundësi do të jetë Luljeta Bozo. Ky muaj që sapo u futëm pritet të jetë i ngjeshur por edhe shumë i 'nxehtë' për politikën shqiptare.
Shtatori nuk do të na njohë vetëm me emrat e kabinetit të ri qeveritar por edhe kreun e ri të Kuvendit. Pritet gjithashtu që të kemi shumë shpejt edhe vendimin e Gjykatës Kushetetuese për shkarkimin e Ilir Metës.
Me fillimin e legjislaturës së re do të kemi më në fund edhe rikthimin e Partisë Demokratike dhe LSI-së në Kuvend.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, PS fitoi 74 mandate. Edhe 3 mandatet e PSD-së të Tom Doshit, duket se janë pranë socialistëve. PD mori 59 mandate.
Dekreti i Ilir Metes
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.9%
-
Jo
77.9%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 226
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit
26 Nëntor, 16:36
-
Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!
26 Nëntor, 11:23
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë
25 Nëntor, 18:56
-
Kuvendi në seancë të posaçme, kryeparlamentarja e Çekisë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Ka rol të rëndësishëm kundër ndikimit rus
25 Nëntor, 17:18
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!
20 Nëntor, 20:53
-
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera! Janë miliarda euro, t'i kthehen popullit
20 Nëntor, 18:08
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56