Komisioni hetimor për serverin e tatimeve është mbledhur sot për herë të parë pas miratimit nga Kuvendi. Mbledhja e parë që qënë konstituive, ndërsa është miratuar Blendi Klosi si nënkryetari i këtij komisioni.
 
Ky i fundit ka propozuar deputeten socialiste, Blerina Gjylameti si sekretare të këtij komisioni, e ndërsa dhe kjo kërkesë është miratuar.
 
Drejtimin e këtij komisioni e kanë demokratët. Kryetari Arben Ristani në këtë mbledhje të parë ka propozuar miratimin e rregullores. Por Klosi tha se rregullorja duhet të diskutohet në mbledhjen e dytë, që është përcaktuar ditën e martë në orën 12:00.
 
Florian Mima, Jorida Tabaku, Helidon Bushati janë anëtarët e tjerë të PD-së për Komisioni Hetimor për serverin e tatimeve. Komisioni hetimor për administratën dhe ai i për serverin e tatimeve ishin një  nga kërkesat e PD për të thyer bojkotin parlamentar. Këto dy komisione u miratuar që në seancën e parë parlamentare të këtij sesioni.  


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)