Konsulencë juridike falas/ Firmoset projekti 1 milion euro mes ministrisë së Drejtësisë, UNDP e Agjencisë Austriake për Zhvillim

Konsulencë juridike falas/ Firmoset projekti 1 milion euro mes ministrisë së Drejtësisë, UNDP e Agjencisë Austriake për Zhvillim

Një marrëveshje prej 1 milion eurosh është nënshkruar ditën e sotme nga Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia Austriake për Zhvillim, ku të gjithë qytetarët në nevojë do të mund të marrin ndihmë juridike falas.

Projekti në bashkëpunim me UNDP dhe Agjencinë Austriake për Zhvillim synon shtrirje të shërbimeve të ndihmës ligjore falas për gratë dhe burrat në Shqipëri që kanë nevojë  dhe grupet e margjinalizuara.

Detajet e kësaj marrëveshje janë bërë publike nga vetë ministrja Gjonaj e cila ndër të tjera siguron se:

“Në bashkëpunim me UNDP dhe Agjencinë Austriake për Zhvillim, mundëm të nënshkruajmë marrëveshjen për zbatimin e projektit tonë “Shtrirja e Shërbimeve të Ndihmës Ligjore Falas për Gratë dhe Burrat në Shqipëri”, ndërmjet të cilit synojmë ta bëjmë më të lehtë aksesin e qytetarëve në drejtësi. Jam besimplotë që kjo marrëveshje do ta përmirësojë më tej punën e qendrave që po ngremë në të gjitha qytetet e mëdha, të cilat do të jenë streha ku qytetarët do marrin këshillim ligjor profesional, si dhe trajtim korrekt për çdo rast. Ky nënshkrim do bëjë të mundur rritjen e numrit të qendrave që ofrojnë ndihmë juridike falas si dhe do japë mbështetje të plotë për drejtorinë e ndihmës juridike falas përmes ngritjes së kapaciteteve dhe aspekteve rregullator. Ndërkohë, bashkëpunimi me shoqërinë civile është një ndër komponentët më të rëndësishëm, ku ngritja e një rrjeti të specializuar OJF-sh me kapacitete institucionale dhe zhvilluese, do na mundësojë të shkëmbejmë dhe përfitojmë nga ekspertiza e tyre në fushën e shërbimit të ndihmës juridike falas”, nënvizon ministrja Gjonaj.jekti i lançuar do të zbatohet përgjatë viteve 2019-2020 ku fokus do të jetë ngritja e qendrave të shërbimit të ndihmës juridike parësore, rritja e kapaciteteve profesionale të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas si dhe  mbështetjen për ngritjen e një rrjeti të specializuar OJF-sh.



Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë