VLORË – 2 qershori është festa e Republikës italiane dhe për këtë ditë të rëndësishme për popullin italian, Konsullata e Përgjithshme Italiane në Vlorë organizoi një ceremoni në Portin e Jahteve në Orikum.
 
Kjo ceremoni e kthyer në një traditë mblodhi përfaqësues të pushtetit lokal dhe drejtues të institucioneve të ndryshme ku u përcollën mesazhe të shumta urimi për miqësinë ndër vite mes dy vendeve.
 
Konsulli italian Stefano Bergesio falenderoi ata që nderuan këtë ditë të shënuar për Italinë, ndërsa theksoi se gjithçka është një tregues mjaft pozitiv i miqësisë Shqipëri-Itali.
 
“Italia gjithmonë ka përçuar një model për tu ndjekur sidomos në jug të Shqipërisë, nga ku prezenca e një konsullate italiane që unë kam nderin ta drejtoj prej dy vitesh tregon kujdesin e madh ndaj qytetarëve të Vlorës, Gjirokastrës, Beratit, Fierit dhe gjithë shqiptarëve”,
u shpreh Bergasio.

Më 2 dhe 3 qershor 1946 u mbajt një referendum institucional ku pas 85 vitesh mbretëri, me 12.718.641 vota pro dhe 10.718.502 kundër, Italia u bë Republikë.
 
Në të gjithë botën ambasadat italiane organizojnë festime, ku ftohen krerët e shtetit pritës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)