Konsullata Italiane në Vlorë ka organizuar në portin e Jahteve të Orikumit edicionin e katërt te mbrëmjes Gala Italia. Në event, që ka qëllim promovimin e kulturës dhe modës italiane në vendin tonë, morën pjesë shtepia e modes romane Luigi Borbone, kantautori i mirënjohur Italian Andrea Maeestrelli, por dhe këngëtarja Chiara Dello Iacovo. Nje tjetër mbrëmje e organizuar me shik dhe kujdes, e vlerësuar jo vetëm nga konsulli i Italisë në Vlorë, por edhe personalitete te pranishëm në këtë mbrëmje.
“Ishte një sukses. Është edicioni i katërt. besoj se edhe këtë vit kemi sjellë personazhe mjaft interesantë si në fushën e modës, ashtu dhe në atë të muzikës. kështu që jemi të kënaqur, dhe shpresojmë që ky manifestim të përsëritet edhe në vitet e ardhsëm. Përfshin pak nga gjithçka. Promovon modën dhe muzikën italiane'', është shprehur Stefano Bergesio.
Tashme Gala italia eshte rikthyer ne traditë duke u organizuar në mbrëmjen e datës 17 maj. Mbrëmjen e përshëndetën edhe personalitete te rëndësishëm shqiptarë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO