Lufta në Ukrainë, konsulli Bajraktari në Report Tv: Kievi i zhgënjyer nga Perëndimi! Në rrezik edhe Moldavia! Në Shqipëri 1 mijë ukrainas, po integrohen

Konsulli i Ukrainas në Shqipëri, Bledi Bajraktari tha në studion e Report Tv se agresioni rus rrezikon edhe Moldavinë, kjo është edhe arsyeja pse po fortifikohet.

“Nuk mendoja që do të zgjaste kaq. Palët nuk po gjejnë një konsensus, nuk po kuptohet. Agresioni është me të vërtet një agresion, mund të quhet i pabesë i palogjikë. Putin i ka vendosur qëllimet e tij. Në rrezik është edhe Moldavia, siç shihni kanë filluar edhe të fortifikohen. Shumë vende kanë kërkuar të bëhen pjesë e NATO-s, kjo edhe nervozon Putin.”, tha ai.

I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, Bajraktari tha se dëmi ekonomikë për Ukrainën deri në këto momente ka arritur mbi 1 trilion dollarë dhe se pa ndihmën e SHBA, nuk do ia dal. Sipas tij është detyrë morale e SHBA të ndihmojë Ukrainën, pasi në një farë mënyre është e implikuar në luftën.

“Dëmet ekonomike të Ukrainës janë mbi 1 trilion dollarë, ekonomia e këtij populli është e rrënuar. Pa mbështetjen e të implikuarëve në mënyrë indirekte, siç është SHBA, nuk mund të jenë kaq pa moral dhe mos ta mbështesin Ukrainën.  Një ditë lufte kërkon 2 miliardë dollarë. Ukraina indirekt po mbron edhe vendet Perëndimore.”, tha ai.

Sipas tij Perëndimi duhet ta kishte vlerësuar situatën dhe të kishte bërë pjesë të BE Ukrainën kohë më parë. Ai sqaroi se një gjë e tillë do të parandalonte agresionin rus dhe nuk do të bënte Ukrainën të dëshironte të bëhej pjesë e zonës së ndaluar sipas Putin, NATO-s.

“Perëndimi duhet të ndërmjetësoi konfliktet, pavarësisht kapriçove. Nëse Rusia do të merrte goditjen e saj më herë, nuk do të ishim këtu tani. E vërta është që nëse Ukraina hynë në NATO kjo do të çonte në luftën e tretë Botërore, në BE mund të pranohej. Nëpërmjet BE mund të ishte paqeruajtëse. Por as kjo nuk u bë dhe tani Ukraina lufton e vete përballë tigrit ushtarak.”, u shpreh Bajraktari.

Të paktën 5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre, kryesisht gra dhe fëmijë. 1 prej tyre ndodhen në Shqipëri, sic tha edhe Bajraktari. Konsulli i Ukrainas theksoi se stafi i cili punon për integrimin e tyre në shoqëri mundohet maksimalisht që mos të ndihen të vetmuar, pavarësisht situatës së cilët kanë kaluar.

“Janë afërsisht 1 mijë persona, të shpërndarë kryesisht në Durrës dhe Tiranë, por ka në Vlorë në Sarandë dhe Pogradec. Fëmijët mund të ndjekin shkollën online, në mënyrë që mos të ndjejnë largësinë. Ka herë pas here dhe aktivitet. Ka dhe disa prej tyre që shkojnë në shkollat tona, por nuk dinë shqip. Po mundohemi t’i integrohemi, pavarësisht se janë larg shtëpisë së tyre. Nëse konflikti do zgjas do presim edhe të tjerë. Janë shumë të ndjeshëm dhe pothuajse për çdo gjë thonë faleminderit. Janë të prekur, por na e dinë për nder.”, u shpreh ai .

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit