Konsultime mes miqsh për provimin e lirimit në matematikë, 6 minimaturantë zgjedhin të testohen çdo ditë mes tyre

Ushtrimet e matematikës nuk janë dhe aq të vështira nëse konsultohesh me miqtë. Janë 4 vajza dhe 2 djem që këtë taktikë e bëjnë shpesh.

Ema, Roeda,Besjana, Fjona, Endrit dhe Thomai janë minimaturantë. Ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tyre që u janë drejtuar kurseve private, përgatitjet për provimet e lirimit kanë zgjedhur t’i bëjnë ndryshe.

“Këtë e kemi filluar që para konsultimeve, e kemi filluar që në 3- mujorin e dytë”., tha njeri prej tyre. 

“Jo të gjithë gjatë orës së mësimit i marrim gjërat njësoj, dikush ka marr ndonjë mësim më shumë dikush tjetër më pak dhe duke shkëmbuar boshllëqet që kemi hasur dhe ushtrimet psh. hapat që kemi ngelur, i kombinojmë bashkë dhe e gjejmë zgjidhjen dhe më shpejt. Shumë mirë që do dalim dhe marrim mësim në natyrë.”, u shpreh një tjetër. 

“Ndërsa kur lëm një ditë me shokët është gjithmonë më mirë se shkëmbejmë idetë.”, thanë ata. 

“Shprehim mendime me njëri-tjetrin dhe bëjmë përsëritje. Duke i çekuar me shokët, gjithmonë marrim rezultate më të mira.", thanjë nxënëse.

“Ndihmoi me njëri- tjetrin”., u shprehën ata.

Lënda e matematikës është ajo të cilës i druhen më shumë.

“Lënda që has më shumë vështirësi është matematika”, treguan. 

Kësaj here është Roeda ajo që kapaqartësi në një ekuacion. Me ndihmën e shokëve, ajo arrit ta kuptojë shpejt zgjidhjen e ushtrimit. Krahas konsultimeve në shkolla, kjo mënyrë efektive e të mësuarit mes miqsh duket se ka rritur dhe sigurinë e vetëbesimin tek këta minimaturantë.

“Mendoj që do marr 10 dhe pretendoj për 10 dhe shpresoj shumë të mos bëj ndonjë gabim shpejtësie.”, tha Roeda.

“Nota që pretendoj të marr është 10”, tha ajo. 

“9 ose 10 shpresoj dhe besoj.”, tha një tjetër.

“8 ose 9, por e arrij dhe 10-tën.”, tregoi një tjetër. 

3 janë provimet bazë që nxënësit e klasës së 9 testohen gjuhë shqipe me dt 20 Qershor, matematikë 23 Qershor dhe anglisht me 29 Qershor

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën