Këtë të premte Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 2026.
Provimin e kanë dhënë 25,051 maturantë, ndërsa 645 vetëm prej tyre kanë mbetur, çka përkthehet në një kalueshmëri prej 97.43%.
Gjithashtu, 241 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00.
Nota mesatare për këtë vit është 6.74, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga PortaliStudentor.al.
Sipas statistikave pjesa më e madhe e maturantëve, (5862) janë vlerësuar me nota që variojnë nga 5.00 - 5.99.
Maturantët 'mbyllën' maturën me dhënien e provimit të lëndëve me zgjedhje në 23 qeshor.
Pas këtij cikli dhe pas rezultateve të provimit, nis faza për aplikimin në Universitet, për të gjithë ata që duan të vijojnë studimet e larta.
Lexoni këtu rezultatet e plota
Komente






