Konsumi i lëngjeve është i shëndetshëm por në ç’kohë dhe në ç’mënyrë duhet të pimë ujë?

Konsumi i lëngjeve është i shëndetshëm por në ç’kohë dhe në ç’mënyrë duhet të pimë ujë?

Foto ilustruese

Ndoshta shumë njerëz mund të thonë: të pimë ujë kur kemi etje. Por, kjo përgjigje nuk është e drejtë.

Askush nuk duhet të pijë ujë vetëm kur ka etje, sepse kur ai ndien etje, kjo tregon se trupit të tij tashmë i mungon uji, gjë që ngacmon nervat e tij qendrore.

Pini ujë edhe në kohën kur nuk ndieni etje dhe mos prisni kohën e mungesës së ujit.

Organizmi i njeriut ka nevojë urgjente për ujë sidomos në mëngjes, pas gjumit, prandaj po të pimë një gotë ujë në këtë kohë, uji mund të hyjë shpejt në gjak dhe ta hollojë gjakun, duke shpejtuar qarkullimin e tij, duke shmangur efektivisht sëmundjet e enëve të gjakut të zemrës dhe të trurit, duke favorizuar furnizimin me gjak dhe metabolizmin e veshkave, e më tej, duke eliminuar substancat helmuese dhe duke pastruar stomakun dhe zorrët.

Duhet të pimë një gotë ujë edhe rreth orës 10, sepse kemi nevojë të plotësojmë ujin e trupit, të humbur si djersë dhe si urinë. Duhet të pimë një gotë ujë edhe pas dreke për të forcuar funksionin tretës të organizmit.

Pirja e ujit në kohën kur merremi me sport, kërkon shumë kujdes. Për shkak të lëvizjeve në sporte, na dalin shumë djersë dhe, rrjedhimisht, humbim një sasi të madhe uji të organizmit.

Po të pimë ujë vetëm në kohën kur ndiejmë etje, na ka humbur tashmë ekuilibri.

Duhet medoemos të pimë ujë para dhe pasi merremi me sport, por duhet të pimë shumë herë dhe në sasi të vogël në çdo herë dhe të mos pimë shumë ujë menjëherë, përndryshe, kjo mund të çojë në helmimin me ujë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë