Policia ka njoftuar sot, se në orën 20:00, në Spitalin Rajonal të Shkodrës, është transportuar pa shenja jete shtetasi N. L. 68 vjeç banues në fshatin Pulaj të Velipojës.
/Shqiptarja.com
Nga verifikimet paraprake dyshohet se personi i mësipërm ka gjetur vdekjen nga kontakti me energjinë elektrike në kasollen e bagëtive.
Policia njofton se po kryhen veprimet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
s.k/Shqiptarja.com







