Kontingjenti shqiptar i është bashkuar misionit të Bashkimit Europian në Mali. Ministrja e mbrojtjes Olta xhaçka ka postuar disa foto në Facebook të kontingjentit shqiptar që ndodhet në Mali.

“Kontingjenti shqiptar në misionin e Bashkimit Evropian në Mali, EUTM Mali e ka çuar në një tjetër nivel kontributin e tyre. Krahas kursit bazë kundër mjeteve shpërthyese të improvizuara (#counterIED) për ushtarakët afrikanë, tashmë kanë nisur edhe trajnimin e instruktorëve atje.
#KrenarePërFA,”
- shkruan XHaçka krahas fotove.