Kontrabandë nafte në Mitrovicë
arrestohen 7 persona të dyshua

Kontrabandë nafte në Mitrovicë<br />arrestohen 7 persona të dyshua
MITROVICË - Një aksion i gjerë policor në Kosovë ka vënë në pranga deri më tani 7 persona të dyshuar për kontrabandë nafte.
 
Mediat kosovare bëjnë të ditur se forca policie po vijojnë aksionin duke kryer edhe bastisjet e shtëpive të të dyshuarve për krim të organizuar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Krelani, i cili theksoi se aksioni vijon dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura me përfundimin e operacionit.
 
“Ju konfirmoj se është duke u realizuar një operacion i gjerë policor për detajet e tjera do t’ju informojmë më vonë”,-ka thënë Krelani për mediat kosovare.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!