Kontrabanda e naftës me ish-Jugosllavinë, Petro Koçi: Berisha u kompromentua rëndë në Rambuje

Kontrabanda e naftës me ish-Jugosllavinë, Petro Koçi: Berisha u kompromentua rëndë në Rambuje

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, nuk rresht së akuzuari ish-kryeministrin Sali Berisha, në lidhje me deklaratat e tij për Kosovën dhe qëndrimin ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Koçi, teksa e cilëson ish-kryeministrin një depozitë helmi që derdh helmin e radhës, thotë se bën si patriot pasi është kompromentuar rëndë në konferencën e Rambujesë për e kontrabandën e naftës drejt ish-Jugosllavisë, e cila furnizoi me naftë makinerinë ushtarake të Millosheviçit.

Por nuk lë pa përmendur faktin se tërësia territoriale e Kosovës është në “vijë e kuqe” dhe Presidenti Thaçi kur bën deklarata të tilla duhet të ketë tezat e qarta.

Akuzat e Berishës dëshmojnë se ai është një depozitë helmi që derdh herë pas here helmin e radhës. Tërësia territoriale e Kosovës është vijë e kuqe! Tezat e fundit të Thaçit duhet të qartësohen. Presidenti nuk është thjeshtë një faktor politik. Eshtë institucion.

Duket sikur nga shkëmbim territoresh do mbërrijme te tezat për ‘demarkacion’. Institucionet duhet të jenë shumë të kujdesshme kur diskutohen teza të tilla. Qëndrimi i Keshillit të Ambasadorëve Shqiptarë shumë korrekt. Tërësia territoriale e Kosovës, ritheksojmë, është ‘vijë e kuqe’. Berisha vrapon të marrë flamurin e patriotit, sepse në disa momente të rëndësishme politike është kompromentuar rëndë. E kam fjalen për Rambujenë, kontrabandën masive të karburantit drejt ish Jugosllavisë etj.

Petro Koçi, zv/ministër i Mbrojtjes

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Me.: 14/08/2018 02:33

    O Petri e KE AKOMA dashnore GRUAN e VANIT ORE ?VANIN E BERE DREJTOR ,VANIN KOMSHIUN TIM QE ECONTE GRUAN MA QERA .KUJTO NJE HERE DRITAN PRIFTIN SI E KANCEROSI META.PO TI MORE PJESE .? SE SPIUN KOMUNIST KE QENE.AKOMA JE ??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve