KUKES- Gjykata e Kukësit ka lënë të lirë 6 të arrestuarit nga policia dy ditë më parë për kontrabandë në doganën e Morinës. Për tre doganierët, dy policë të pikës kufitare të Morinës dhe një shofer, Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje.
Sipas ministrisë së Brendshme dy ditë më parë shërbimet e policisë kanë bllokuar në aksin rrugor Morin-Kukës, furgonin tip “Ëolksvagen” me targa “AA 009 DN”, me të cilin po transportoheshin mallra të ndryshme ushqimore pa dokumentet përkatëse.
Në këtë automjet janë arrestuar në flagrancë doganieri i Morinës Mal Shahu, 45 vjeç, dhe Nadir Shahu, 36 vjeç, drejtues i mjetit mjetit me të cilin transportoheshin mallrat kontrabandë.
Po ashtu policia ka arrestuar edhe Izmir Cengu, 58 vjeç dhe Xhevit Ismaili 45 vjeç, të dy doganierë në Morinë të Kukësit, pasi kanë qenë në shërbim dhe dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën gjatë veprimeve doganore për mjetin e bllokuar që transportonte mallra kontrabandë.
Pas hetimeve nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm janë arrestuar edhe punonjësit e policisë në pikën e Kalimit Kufitar në Morinë, Eduart Matmuja, 38 vjeç, dhe Fitim Korbi, 31 vjeç.
Këta persona u akuzohen për shpërdorim detyre dhe transport të mallrave kontrabandë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com