Kontrabandë cigaresh në Durrës, 53-vjeçari kapet me 16 steka paketash, vihet në pranga! Në hetim një tjetër

Kontrabandë cigaresh në Durrës, 53-vjeçari kapet me 16 steka paketash, vihet në pranga! Në hetim një tjetër

Paketat e sekuestrua, që dyshohet se janë futur kontrabandë në vendin tonë

DURRËS- Një 53-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka futur në vendin tonë paketa cigaresh kontrabandë.

Në kuadër të operacionit “Akciza”, policia e Durrësit ushtroi kontrolle në një Exchange/Tabachino, ku u gjetën 16 steka cigaresh, të cilat dyshohet se janë futur në vendin tonë kontrabandë, pasi nuk ishin të pajisura me pullën fiskale të Shqipërisë, por me atë të Italisë dhe Greqisë.  

Në pranga ka rënë pronari i Exchange/Tabachino, 53-vjeçari A. M., si edhe është vënë nën hetim 30-vjeçari S. Ç.

Edhe në dyqanin e 30-vjeçarit është ushtruar kontroll dhe i janë gjetur sasi stekash me paketa cigaresh dhe paketa të hapura, të markave të ndryshme, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kopilit I Ndrek Luces: 29/06/2022 12:26

    Ne varesi te markes se cigareve minimumi I evazionit fiskale me 160 paketa cigare eshte diku te 16 000 Leke te reja, maksimumi eshte diku te 35 000 Leke te reja. Pas ketij suksesi pyes publikisht sharabajkat e doganave dhe te policise shqiptare: Gjate vitit 2021 sa ton cigare ka eksportuar Shqiperia drejt vendeve Afrikane (cigare te markave Partner, Cleopatra, Bond etj)?!?!?!

    Përgjigju
  • Nuja plus rrema llum: 28/06/2022 10:06

    Pre po a ju vjen turp juve apo si e keni hallin. Merreni me 160 steka cigare nderkohe me port policia me bashkepunim me doganen sigurojne kalimin e 100 ndra mikera eurove kontrabande çdo dite. Rama e di e di dhe gledis nano por duket se u pelqejne llokmat qe marrin dhe sbezajne. Turp

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 28/06/2022 09:49

    Policia qe duam. Ka kapur 160 paketa kontrabande, sepse nje steke ka 10 paketa. hahahahahahahahaha hahahahahahahahaha O c'ma bukuruat diten qe ne mengjes. Neritan Nallbanti me operacionine koduar Akciza ! hahhahahahahahahahahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'