Kryeministri Edi Rama nga Durrësi është shprehur se të gjitha pretendimet e Partisë Demokratike për ‘ngecje’ të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, janë të pavërteta.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama me ironi deklaroi se pas pjesëmarrjes së tij në ‘Bordin e Paqes’ në Uashington, PD u distancua nga Presidenti Donald Trump dhe SHBA dhe tani kanë ‘ngritur’ flamurin gjerman.

“Për Bordin e Paqes thoshin ‘nuk ka ftesë’. Unë e kisha ftesën. Pastaj kur nxora ftesën, thanë qenka ftesë për shumë, jo vetëm për këtë. Pastaj kur erdhi ai në Zvicër, unë nuk shkova se isha me gocën. ‘E shikon, nuk shkoi se e ndaluan’, thoshin ata. ‘Ore jam me gocën’, thoja unë. Pastaj shkova atje edhe thanë ‘i korruptum ky, i korruptum ai’. Iku Amerika. Pastaj doli Gjermania. Në rregull, erdhi maji dhe do e ngremë flamurin gjerman në Shijak ne. Do e ngremë flamurin gjerman aty te lagjia Lugina dhe do u themi ‘hajdeni këtu tani se në Shijak ka një veto kundër negociatave, hajde merruni me Shijakun. Ça t’u bësh atyre, s’ka asnjë veto, s’ka asgjë të kësaj natyre, është vetëm proces”, tha mes të tjerash Rama.


Lajmi kryesor:

‘Na ka rënë në kurriz një gur i madh’- Rama nga Durrësi: Kemi detyrë të vulosim prezencën e Shqipërisë në BE! Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike sesa lokale