Një tjetër rast i kontrabandimit të mallrave është goditur ditën e sotme nga Policia Kufitare. Pas Kapshticës, policia ka goditur një kontrabandë mallrash në Qafë-Morinë, Kukës. Gjatë aksionit, policia ka vënë në pranga shtetasin Bledar Karafili, 31 vjeç, banues në Tiranë.
/Shqiptarja.com
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur "Kryqëzimi i planit të Pates", rreth 1 km largësi me kufirin jeshil me Qafë-Prushin, është kapur në flagrancë shtetasi Bledar Karafili, me automjetin tip "Volswagen CADDY", ku kishte të ngarkuar mallra të ndryshme pa dokumentacion shoqërues, ku dyshohet se janë kontrabandë.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mallit dhe mjetit. Ndërsa, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga neni 178 i kodit penal.
[gallery]24621[/gallery]
d.c./shqiptarja.com

FOTO











