Kontrabandë me mallra nga aeroporti i Rinasit, 9 të arrestuar, mes tyre 4 doganierë

Kontrabandë me mallra nga aeroporti i Rinasit, 9 të arrestuar, mes tyre 4 doganierë

Mallrat kontrabandë

TIRANË - 9 persona janë arrestuar nga policia për kontrabandimin e mallrave që paguajnë doganë në aeroportin e Rinasit mes tyre dhe 4 doganierë.

Në kuadër të një operacioni të koduar “Rinas Express”, policia sekuestroi veshje, çanta e këpucë.

Në rrugën Rinas-Kashar, policia kapi në flagrancë 5 persona të cilët transportonin sasinë e mallkrave pasi kishin kaluar regjimin doganor duke shmangur e duke mos deklaruar tërësisht detyrimet doganore.

Në pranga u vunë, Byordi Kasmi, Alkida Lazri, Qani Lazri, i dënuar më parë për kontrabandë më mallra që i nënshtrohen regjimit doganor, Lonora Legisi dhe Altin Legisi.

Gjithashtu policia arrestoi dhe doganierët Baftjar Kazias, me detyrë Shef Sektori në Sektorin Operacional terminal Rinas; Theodhor Naçi, me detyre doganier në aeroportin e Rinasit me detyrën kontroll në skaner pranë kontrollit fizik; Muhamet Liçaj, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut; Edlira Saliaj, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut.

Në cilesinë e provave material shtetasve të dyshuar të arrestuar u janë sekuestruar:

1. Tre automjete që kanë shërbyer për transportin e ketyre mallrave të dyshuar

kontrabandë pas daljes nga dogana

2. 90 pallto të markave të ndryshme

3. 100 xhupa të markave të ndryshme

4. 70 triko (bluza) të markave të ndryshme

5. 60 kostume sportive të markave të ndryshme

6. 30 palë kepucë të markave të ndryshme

7. 50 fustane të markave të ndryshme

8. 20 cope canta të markave të ndryshme

9. 50 bluza të markave të ndryshme

10. 15 aparate celularë të markave të ndryshme

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kontrabande me mallra të tjera.

Ndërsa për punonjësit e doganës për veprat penale të parashikuara nga nenet 175, kontrabandë nga punonjës të doganës dhe 248 shpërdorim detyre.

E.M./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat