Një shqiptar është dënuar me 32 muaj burg pasi tentoi të trafikonte 12 emigrantë në Britania e Madhe, në një jaht të tejmbushur, me motor të dëmtuar.
Bëhet fjalë për Eduard Mucajn, 50 vjeç nga Shqipëria, që u arrestua nga zyrtarët e Forcave Kufitare pasi lundroi “në mënyrë të parregullt” nga Holanda për në Lowestoft, Suffolk, gushtin e kaluar.
50 vjeçari konsiderohet nga mediet britanike si një kontrabandist “cinik dhe i pamatur” i njerëzve që kaloi Detin e Veriut në një jaht të vogël.
Mes 12 emigrantëve shqiptarë ishte edhe një 8-vjeçar të cilët u gjetën nën kuvertë, pa jelek shpëtimi. Dy nga emigrantët ishin dëbuar më parë nga Britania e Madhe për kryerjen e veprave të rënda.
Jahti kishte një motor të dëmtuar, nuk kishte pajisje sigurie dhe ishte më shumë se trefishi i kapacitetit të tij.
Mucaj ishte nisur nga Den Oever në Holandë në orët e para të 9 gushtit.
Roja bregdetare holandeze gjurmoi jahtin e tij i cili po lundronte “në mënyrë të çrregullt”. Zyrtarët u përpoqën të lidhnin kontakte me Muçajn dhe, kur ai nuk iu përgjigj thirrjeve të tyre, u alarmua Home Office.
Forcat Kufitare kapën jahtin dy ditë më vonë kur ai hyri në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6852
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Udhëheqës të BE-së e NATO-s mblidhen në Paris me kërkesë të presidentit Macron! Diskutojnë për 4 orë mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë
17 Shkurt, 18:41
-
Samit informal në Paris mbi sigurinë në Evropë dhe luftën në Ukrainë
16 Shkurt, 22:02
-
Alban Daci: Emigrantët vetëm i kanë dhënë dhe e kanë lartësuar Shqipërinë dhe s'kanë marrë asgjë prej saj!
16 Shkurt, 16:03
-
Rrëfimi i 38-vjeçares britanike: Burri im shqiptar më ‘magjepsi’, por më përdori vetëm për letrat
8 Shkurt, 15:59
-
Londër/ Dënohet me 7 vite burg ish-futbollisti, ishte kthyer në lojtar kyç në tregun e kokainës me shumicë
8 Shkurt, 08:43
-
Sondazhi në Mbretërinë e Bashkuar, partia e ekstremit të djathtë kryeson për herë të parë
4 Shkurt, 10:03
-
Akuzohet se spiunoi për Iranin, dënohet me 14 vite burg ish-ushtari britanik
3 Shkurt, 18:18
-
Sot 5 vite Britania e Madhe doli nga BE, bilanci i ndikimit që pati në ekonomi superfuqia europiane
31 Janar, 19:29
-
Trump urdhëron ndërtimin e një paraburgimi në Guantanmo për 30 mijë emigrantë
30 Janar, 11:55
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Ministria e Mbrojtjes çel garën për kursin e Oficerit të Forcës Detare
28 Janar, 13:42