Dy shqiptarë që përdorën një avion për të transportuar ilegalisht emigrantë nga Franca veriore në një aerodrom në Essex në Anglinë juglindore janë shpallur fajtorë për kontrabandë njerëzish.
The Independent raporton se bëhet fjalë për Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37 vjeç. Të dy u shpallën fajtorë ditën e sotme në Gjykatën Southwark Crown.
Dënimet pasuan një hetim tetë-vjeçar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), ndaj një grupi shqiptar të krimit të organizuar që akuzohen për trafikim emigrantësh të paligjshëm, pastrim parash, trafik droge dhe falsifikimin e dokumenteve.
Emigrantët shqiptarë paguanin “deri në 10,000 £” për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas “disa qindra paund të tjerë shtesë” për dokumente false.
Avionet me të cilët bëhej trafikimi
Foto: Hilaj e Kadena ne lokal
Foto: Kreshnik Kadena
Two east London criminals who arranged for migrants to be smuggled into the UK using lorries and small aircraft have been convicted, following a major eight-year investigation by the NCA into a Albanian organised crime syndicate.
— National Crime Agency (NCA) (@NCA_UK) March 15, 2024
Read the full story ➡️ https://t.co/MmE0QtyU8N pic.twitter.com/K9Z2ilC2zP