TIRANË- Policia ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, për falsifikimin e dokumenteve dhe kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.
Të arrestuarit janë 25 vjeçari Romarjo Omeri dhe 33 vjeçari Leonard Runa, ekonomisti i firmës Nargjile, i dënuar më parë për krijimin e skemave mashtruese me qëllim përfitimin e Tvsh, të dy banues në Tiranë.
Si dhe u shpallën në kërkim administratori, pronari i subjektit Nargjile me iniciale S.J dhe menaxheri i firmës me iniciale A. D.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me persona të tjerë të shpallur në kërkim kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.
Në cilësinë e provës materiale u sekustruan 1 automjet, i marrë me qira nga një kompani private me qëllim kamoflimin e aktivitetit, 23 bidona dhe 4 fuçi me esencë për nargjile, 493 kova me stampa të ndryshme të mbushura me lëndën që përdoret për nargjilen, 1 peshore elektronike, 2 aparat celular dhe sende të tjera.
Këto produkte dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, duke shmangur tërësisht regjimin dhe detyrimin doganor. Nëpërmjet kësaj veprimtarie të kundërligjshme, ata i janë shmangur detyrimeve doganore, duke konkurruar në mënyrë të paligjshme në tregun e brendshëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.7%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9300
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, EUROPOL çmonton organizatën kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall
27 Dhjetor 2024, 21:16
-
Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim
27 Dhjetor 2024, 15:14
-
Korçë, Prokuroria çon në gjyq pronarin e laboratorit të falsifikimit të dokumenteve, prodhonte dhe para false, i tregonte me çmim më të ulët
26 Dhjetor 2024, 13:36
-
Në kërkim për ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘largim nga vendi i aksidentit', 2 të arrestuar në Fier
17 Dhjetor 2024, 13:23
-
Kukës/ Po kontrabandonin nëpërmjet Morinës lëndë piroteknike për tregun shqiptar, arrestohen 2 të rinjtë në kufi (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Konfiskohen 7 vila në zonën e Mulletit, u ndërtuan me dokumente false, fajtorë 9 persona mes tyre 2 arkitektë
5 Dhjetor 2024, 14:02
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor 2024, 13:13
-
Tentojnë të shesin pronën 250 mijë euro me dokumente të falsifikuar, dështon plani, 3 të arrestuar në Gjilan të Kosovës
2 Nëntor 2024, 10:25
-
Ekskluzive/ Me kamion nga Italia solli 88 mijë euro cash në Durrës! Detaje të operacionit, si u zbuluan ‘pakot’ që prangosën 34-vjeçarin! U nis nga Napoli (EMRI+VIDEO)
24 Tetor 2024, 11:35
-
Me botoks kontrabandë, si u godit veprimtaria e paligjshme e 30 qendrave estetike, policët u infiltruan si klientë
17 Tetor 2024, 07:10
-
Prrenjas/ Fshehu qindra litra naftë kontrabandë në banesë, arrestohet në flagrancë 49 vjeçari
26 Shtator 2024, 09:40
-
Tiranë/ Shisnin bizhuteri kontrabandë te ‘Izmiri Shop’, në kërkim 28-vjeçari, në hetim e ëma e tij! Sekuestrohen rreth 9.8 kg argjend
22 Shtator 2024, 11:11