Kontradikta e Metës: Do digjej Kuvendit...Por nga ana tjetër flet për krizë artificiale!

Kontradikta e Metës: Do digjej Kuvendit...Por nga ana tjetër flet për krizë artificiale!

1568221909_meta.jpg

Një krizë artifiaciale e ka quajtur Presidenti Ilir Meta situatën aktuale të vendit, të përqendruar sipas tij vetëm në rafshin politik dhe aspak në popullin e thjeshtë dhe pa asnjë ndikim në shoqëri. Madje kreu i shtetit shkoi deri aty sa tha se kjo situatë mund të jetë e orkestruar edhe nga jashtë. 

Njeheresh presidenti ka ironizuar në përgjigjen e tij per uljen e toneve kohet e fundit mes Bashes dhe Rames, teksa tha se s’ka gjë më të mirë se dashuria për politikanët, por më e rëndësishme është përgjegjshmëria.

"Nuk ka gjë më të mirë sesa dashuria por më e rëndësishme është përgjegjshmëria, dhe mendoj se ata të dy kanë reflektuar një mungesë të madhe përgjegjësie për një kohë të gjatë në mënyrë të veçantë gjatë këtij viti. Kjo ka qenë një situatë artificiale, e kam thënë, shqiptarët nuk e kanë merituar, se ky polarizim nuk jeton poshtë në shoqëri, në lagje, komunitete, fshatra, ky është një antagonizëm nga lart, por duket dhe si antagonizëm i orkestruar nga jashtë për të mbajtur Shqipërinë në një situatë ngërçi, dhe jo për të pasur ato kredenciale si një vend i NATO-së që duhej të kishte hapur negociatat, dhe që njerëzit nuk duhet të ikin me vrap nga vendi. Nëse reflektojnë tani është gjë e madhe, ja kam kërkuar prej kohësh. Ka qenë e pamundur deri tani për shkak të pavullnetit të tyre. Ja kam dhënë një rrugë për të ecur në rrugën e kthimit të vendit në shinat e kushtetutës", tha Meta.

Por kjo deklaratë, bie ndesh me qëndrimin tjetër të presidentit Meta, që tha se situata ishte aq e ndezur politikisht dhe me aq përplasje të mëdha sa foli për skenare për djegien e kuvendit më 8 qershor në protestën antiqeveritare të opozitës, skenar që nuk u vu në zbatim kurrë, dhe që Meta thotë se e parandaloi fakti që ai tha publikisht anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Takimi me Ramen tek Gjiri i Lalëzit?

Skam pasur mundësi të takohem me Ramën, por vazhdoj e pres, unë i takoj të gjithë se kjo është detyra ime.

Pse nuk e thirrët Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas informacioneve për djegie të Kuvendit?

Për informacion në fjalë, ka mbërritur në datën 7 qershor, por unë kam ardhur në 8 pasdite, së dyti nuk besoj se do të zgjidhte diçka Këshilli i Sigurisë Kombëtare, se të gjithë ishin në fushatë, sikurse e thash kam bërë përpjekje për tu takuar me Rucin por ka qenë në Tepelenë.

Por i gjithë gjykimi i situatës ka qenë kompleks dhe çdo vendimmarrje e mëvonshme do të ishte e padobishme, se nëse do të dilte diçka jashtë kontrollit do të ishte shumë e vështirë…


Lajmi kryesor:

Meta sulmon drejtësinë në emër të "Venecias"! Mban sekret 'burimin' e djegies së Kuvendit: Dekoroj Ramën, jo Monikën e Bashën (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane