Nëse një majmun bën një fotografi, e kujt është e drejta e autorit? Sipas Wikimedias, organizatës pas Wikipedias, përgjigjia është askush. Në 2011, fotografi David Slater bëri një sërë fotosh të një grupi majmunësh të zinj të quajtur makachi në Indonezi.
Ndërsa ai fotografonte një nga majmunët arriti të përdorte aparatet e tij fotografike duke bërë një sërë ‘selfie’-sh, një mënyrë e të fotografuarit të vetes mjaft popullore e kthyer në trend. Fotografitë e majmunit që bën ‘selfie’ u shndërruan në sensacion në rrjetet sociale dhe Slater po tenton prej kohësh të ndalojë fotot e famshme të vazhdojnë të shpërndahen falas.
Deri më tani tentativat e tij kanë dështuar për shkak se Wikimedia pretendon se meqë nuk ishte Slater ai që i bëri fotot, ato nuk janë pronë e tij dhe për këtë arsye i përkasin domaineve publikë. Pavarsisht kërkesave zyrtare të Slater që fotot të hiqen nga faqja e webit të Wikimedias, organizata vazhdon të refuzojë.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com