Irani deklaron se SHBA-të kanë bërë disa propozime pas dorëzimit të planit 7 ditor nga Teherani për rihapjen e Hormuzit. Kryenegociatori Iranian, Mohammad Ghalibaf paralajmëroi se nëse nuk plotësohen kërkesat e Iranit, ngushtica do të mbetet e mbyllur. Kreu i parlamentit tha se Irani nuk është as entuziast dhe as i frikësuar nga veprimet e Shtetevet ë Bashkuara, dhe se synon të luftojë dhe negociojë.

Pas propozimit të Teheranit për një plan veprimi 7 ditor për rihapjen e ngushticës së Hormuzit, Kryenegociatori I Iranit për bisedimet me SHBA, Mohammad Bagher Ghalibaf tha se Uashingtoni kishte bërë disa propozime përmes një ndërmjetësi. Megjithatë kreu I parlamentit Iranian theksoi se SHBA-të duhet ta dinë se "se epoka e humbjes së kohës dhe imponimit të kërkesave të njëanshme ka mbaruar", se pozicioni i Iranit mbetet "i qartë dhe i përcaktuar" dhe se "ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet derisa të përmbushen shtatë kushtet tona bazuar në Memorandumin e Islamabadit".

Sic raporton Al Jazeera, Ghalibaf deklaroi se Irani nuk është as entuziast dhe as i frikësuar nga veprimet e SHBA-ve dhe se synon të luftojë dhe të negociojë.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araghchi, i cituar nga agjencia e lajmeve IRNA theskon se nëse SHBA-të e pranojnë planin e Hormuzit, Irani do ta hap ngushticën brenda 7 ditëve. nëse ata synojnë të ndjekin rrugën diplomatike, ne jemi të gatshëm të arrijmë një zgjidhje të drejtë dhe dinjitoze përmes diplomacisë për t'i dhënë fund këtij konfliktit deklaroi Araghchi.

Muajin e kaluar, Irani i komunikoi Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet ndërmjetësve të Katarit, një sërë kushtesh zyrtare për t'i dhënë fund konfliktit. Ato përfshijnë ndërprerjen e armiqësive në të gjitha frontet, lirimin e fondeve të ngrira iraniane, fundin e bllokadës detare të porteve iraniane, fundin e ndërhyrjes së SHBA-së në punët e brendshme të Iranit, fundin e bashkëpunimit të SHBA-së me kundërshtarët e Iranit dhe fundin e të gjitha sulmeve të SHBA-së në territorin iranian.