Kontrata e re, De Biasi revoltohet
me FSHF: Më cenuat privatësinë 

Kontrata e re, De Biasi revoltohet<br />me FSHF: Më cenuat privatësinë 
Kriset marrëdhënia  mes trajnerit të kombëtares shqiptare të futbollit Gianni De Biasi dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.
 
Tekniku italian i natyralizuar si shqiptar ka reaguar përmes një komunikate për mediat pas publikimit të shifrave për rinovimin e kontratës me 800 mijë Euro pas kualifikimit që i bëri Shqipërisë në Euro 2016.
 
De Biasi e cilëson si absurd faktin që shifrat janë publikuar, pasi sipas tij është shkelur pika e privatësisë në kontratë, teksa për këtë tregohet i kujdesshëm duke mos akuzuar Dukën, por anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.
 

Letra e plotë e De Biasit
Lexoj me keqardhje të madhe në mediat shqiptare lajme që lidhen me rinovimin e kontratës nga ana ime. Sot dua të them dhe unë versionin tim të fakteve, për ta sqaruar njëherë e mirë marrëdhënien time me Federatën, duke mos pranuar heshturazi, tam tamin mediatik, që don të më prezantojë si dikush që don të pasurohet në dëm të Federatës.

Besoj se së bashku me stafin tim, me kontributin e madh dhe vendimtar të lojtarëve, të Presidentit që më ka dhënë liri në drejtimin dhe administrimin e Kombëtares, duke më asistuar në mënyrë shumë të mençur, kemi arritur një objektiv që dukej i pamundur në fillim të garave kualifikuese.

Gianni de Biasi Në dyvjetëshin e parë në drejtim të Kombëtares Kuq e Zi,vlera e kontratës sime ishte e barabartë me 4.2% të buxhetit vjetor të Federatës, duke u rritur në dyvjeçarin e dytë me 4.5% të buxhetit. Sot, si ju thashë nuk kam firmosur materialisht një kontratë të re, por Presidenti Duka duke dashur të më vlerësojë, vendosi të më japë ekuivalentin e 4,4% të buxhetit të Federatës. Besoj se në terma ekonomikë, pesha e kontratës sime në buxhetin e Federatës është me të vërtetë diçka sigurisht jo e rëndësishme.

Përkundrazi, kjo peshë nuk ndryshon me kontratën e re. Gjithashtu besoj se puna e zhvilluar derimëtani, na ka dhënë shumë kënaqësi, dhe ka qenë shumë e rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e gjithë lëvizjes së futbollit shqiptar, që ka përfituar shumë prej këtij bashkëpunimi.

Shifrat që kam lexuar në gazeta kanë fare pak të bëjnë me realitetin objektiv, por sigurisht bëjnë sensacion tek opinioni publik dhe tek tifozët kuqezinj dhe kjo më trishton shumë. Kjo është diçka që e konsideroj jokorrekte.

Personat që realisht njohin faktet janë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, që natyrisht nuk mund të bëjnë publike asgjë pse janë të detyruar të respektojnë “kushtin e sekretit” të nenit 11 të kontratës mes palëve. Presidenti Duka është larg gjithë kësaj.

Të gjithë atyre që kanë gabuar në shpërndarjen e këtyre gjërave jokorrekte, i them me ndershmëri dhe ndjenjën e besnikërisë tek flamuri ynë:

Kemi arritur një objektiv shumë të lartë dhe duhet të sillemi me pjekuri, në lartësinë e pozicionit professional dhe të imazhit kombëtar në të cilën gjendemi. Për mirëqenien e grupit, për kompaktësinë e gjithë atyre që na mbështesin individualisht dhe institucionalisht, apo gjithë atyre që e bëjnë këtë me shpirt dhe sakrifica, nuk ka nevojë për thashetheme që nuk vlejnë as katër aspra.

Unë ndihem një Kuq e Zi, dhe do të mbetem i tillë, dhe besoj se të gjithë do të bëjnë ndershmërisht detyrën e tyre!
 
Faleminderit GDB 

de biasi


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë