Kontrata, Messi refuzon
të rinovojë me Barcelonën

Kontrata, Messi refuzon<br />të rinovojë me Barcelonën
Lionel Messi nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën. Lajmi bombastik bëhet i ditur nga gazeta madrilene Marca sipas të cilës, ylli argjentinas ka refuzuar të zgjasë marrëveshjen aktuale me Barcën e cila skadon në verën e vitit 2018.
 
Dashuria e Messit për skuadrën katalanase as që mund të vihet në diskutim madje shpeshherë presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu në media ka deklaruar se bisedimet për rinovimin e kontratës së 5-herë fituesit të Topit të Artë janë në rrugë të mbarë. Por raportimet e fundit të gazetës Marca të bëjnë të dyshosh.
 
E përditshmja në fjalë bën me dije se Messi do të presë që t’i skadojë kontrata aktuale nga e cila përfiton 20 milionë Euro në sezon për të vendosur në vitin 2018 se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij.
 
Messi e ka refuzuar rinovimin e kontratës me skuadrën katalanase javën e dytë të Korrikut të këtij viti kur ai ishte me pushime në Ibiza së bashku me familjen e tij.
 
Pas shumë mendimeve që kaluan në kokën e tij Messi mori vendimin për të mos e zgjatur marrëveshjen me katalanasit. Manchester City i Pep Guardiolës qëndron në dritare edhe pse Messi e ka bërë shpesh të qartë se do të largohet një ditë nga Barcelona por do ta bëjë dicka të tillë vetëm për të mbyllur karrierën te skuadra e vendlindjes së tij Newells Old Boys.
 
Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Messit për çështjen e rinovimit të kontratës, por në gjithë këtë mes ka diçka që nuk shkon me Lionel Messin.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve