Kontrata, Neymar: Messi do të
rinovojë me Barcelonën

Kontrata, Neymar: Messi do të<br />rinovojë me Barcelonën
Neymar duke se është i sigurt për një rinovim të kontratës së yllit argjentinas së Barcelonës, Leonel Messi.
 
"Ai do të rinovjë me Barcelonën dhe kjo është e sigurt", ka deklaruar braziliani pas përfundimit të ndeshjes së Champions League kundër Paris Saint-Germain.
 
Kontrata që Messi ka aktualisht me Barcelonën përfundon në 2018 dhe bisedimet për një kontratë të re, e cila do të siguronte shërbimet e Messit për skuadrën katalanase edhe pas vitit 2018, janë duke ecur me ritme të ulta.
 
Ndërkohë në media është folur më herët për një transferim të Messit drejt skuadrës angleze të Manchester City.
 
Nga ana tjetër Messi ka deklaruar shpesh herë se do të largohet një ditë nga Barcelona, por se largimi i tij do të jetë vetëm për tu rikthyer në formacionin e skuadrës së  vendlindjes së tij, Newells Old Boys.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin