Kontrata u firmos pak ditë para skandalit me mbetjet toksike të Kurum, gjermanët e EMS ‘braktisin’ portin lindor në Durrës! Do të menaxhohet nga kroatët

Para se skandali për mbetjet toksike te Kurum drejt Tajlandës të bëhej publik,  kompania gjermane EMS Shipping and Trading GMBH, që menaxhon portin lindor të Durrësit prej 11 vjetësh, e ka shitur koncesionin tek një kompani kroate.

Në vendimin e aksionerëve të shoqërisë, që është depozituar në QKB më 26 gusht 2024, thuhet se kompania EMS e ka nënshkruar marrëveshjen për shitjen e të gjithë kapitalit aksionar tek SCAPHA D.O.O. më 7 qershor 2024. Kompania kroate me pronar të vetëm, Filip Rogosiç. SCAPHA D.O.O menaxhon edhe portin e Splitit në Kroaci. 

“EMS do t'i transferojë Blerësit 100% të aksioneve të zotëruara në shoqërinë e projektit EMS APO që po kryen aktivitetet e koncesionit sipas Kontratës së Koncesionit dhe do t'i transferojë Blerësit të gjitha të drejtat dhe detyrimet e Shoqërisë që rrjedhin nga kontrata e koncesionit dhe/ose dispozitat ligjore përkatëse”, thuhet në vendim.

Sipas transaksioneve të bëra mes kompanive, rezulton se koncesioni është shitur për një vlerë prej 13 milionë euro. Ndërkohë vlera e këtij koncesioni të miratuar nga qeveria Berisha më 6 maj 2013, ishte 2,069,371,737 lekë, për një periudhë 35 vjeçare. Referuar dokumenteve të depozituara në QKB, akti i transferimit total të aksioneve është bërë më 31 korrik 2024, në favor të kompanisë kroate, e cila do të operojë në port 24 vite të tjera.

Kjo shitje e koncesionit ka marrë edhe firmën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë kjo ministri më 28 gusht e bëri përgjegjëse kompaninë gjermane EMS për lejimin e ngarkesës së dyshuar toksike, me destinacion Tajlandën.

Prej javësh autoritetet vendase por edhe të huaja po hetojnë ngarkesat prej 816 tonë të nisura nga Porti i Durrësi, të dyshuara me mbetje toksike të mbushura pranë kompanisë KURUM që administron metalurgjikun në Elbasan.

Kujtojmë se kontrata koncesionare e portit lindor të durrësit ishte bërë pjesë e një mosmarrëveshjeje mes kompanisë EMS dhe shtetit shqiptar, por ccështja është zgjidhur me mirëkuptim mes palëve më 13 gusht.

Më 7 prill të vitit të kaluar kompania gjermane EMS Shipping & Trading paditi Shqipërinë në Arbitrazh ku kërkonte 40 milionë euro dëmshpërblim nga shtetit, për projektin e ri të transformimit të portit, që do ta zhvendosë portin e mallrave në Porto Romano. Pasi janë paraqitur një sërë dokumentesh pranë tribunalit, Gjykata Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve ICSID ka njoftuar zyrtarisht më 13 gusht 2024 se kjo çështje është zgjidhur mes kompanisë e qeverisë dhe u pezullua procedura e Arbitrazhit.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Kontrata e shitjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:28
Shehaj: Rama përzë gjermanët, fut në xhep koncensionin e Durrësit

Agron Shehaj, kryetar i partisë ‘Mundësia’ ka bërë një denoncim në lidhje me kompaninë koncesionare gjermane në Portin e Durrësit, në një kohë që ende në vend zien skandali me transportin e rreth 800 ton mbetjeve toksike drejt Tajlandës.

Nga Kryesia e Kuvendit, Shehaj ka thënë se me urdhër të Ramës kompania koncesionare gjermane që është në arbitrazh me qeverinë shqiptare është larguar.

Shehaj ka publikuar edhe dokumentin ku sipas tij tregohet se si zv.kryeministrja Belinda Balluku ka autorizuar transferimin e kuotave të koncesionarit pavarësisht gjyqit në arbitrazh, ku koncesionari i kërkon 40 milione euro qeverisë.

‘Siç e dini, kompania koncensionare gjermane e Portit të Durrësit, i ka kërkuar në Arbitrazh Qeverisë Shqiptare 40 milionë euro, sipas tyre për prishje të kontratës. Ndërkohë që gjyqi në arbitrazh vazhdon, zevëndëskryeministrja Belinda Balluku ka lejuar që ky koncensionar, i cili i kërkon 40 milionë euro qeverisë, të shesë koncensionin te një subjekt i ri, pas të cilit nuk dihet se kush fshihet.

Ky është dokumenti, nëpërmjet të cilit, ministrja Balluku autorizon transferimin e kuotave të koncensionit pavarësisht gjyqit në arbitrazh me koncensionarin. Qartësisht kemi të bëjmë me një marrëveshje okulte të ndërmjetësuar në mënyrë private nga kryeministri Rama.

De fakto, nëpërmjet kësaj marrëveshje, Rama ka larguar gjermanët dhe ka marrë nën kontroll koncensionin e Portit të Durrësit.

Ministrja Balluku, që është bërë pjesë e kësaj marrëveshje okulte me firmën e saj, duhet t’i shpjegojë shqiptarëve dhe opinionit publik se si është e mundur që një kompani paguan të paktën 13 milionë euro, për një koncension që nuk ekziston më dhe mbi të cilin ka një arbitrazh.

Së dyti, kush qendron pas pronarëve të rinj tëkoncensionit?

Së treti, çfarë i ka premtuar qeveria shqiptare pronarëve të rinj të koncensionit?

Së katërti, a vazhdon gjyqi në arbitrazh apo është vendosur kusht tërheqja nga nga arbitrazhi?

Së pesti, pse është mbajtur i fshehtë transferimi i koncensionit?

Së gjashti, a është vendosur në qershor largimi i kompanisë koncensionare gjermane për të vazhduar në qetësi trafikun e mbetjeve toksike nga Porti i Durrësit?

E vërteta është që edhe ky koncension është një aferë korruptive, si gjithë koncensionet e rrugëve, porteve, aeroporteve, shendetësisë, inceneratorëve. Qeveria nëpermjet oligarkëve ortakë dhe kompanive offshore ka marrë nën kontroll gjithë infrastrukturen e vendit dhe ekonominë, me një qëllim të vetëm, të konsolidojë pushtetin politik dhe të bejë të pamundur rrotacionin demokratik te pushtetit.’- u shpreh Shehaj.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PESHKATARE ME EKSPERIENCE: 04/09/2024 13:46

    Shehaj, je në rrugën e duhur për të kapur PESHQIN E MADH! E pabesueshme! Rastësisht po e bëni veten një UDHËHEQËSË të demokratëve nëse mund ta merrni këtë PESHK TË MADH nën kontrollin tuaj!. VAZHDO!

    Përgjigju
  • Iris: 04/09/2024 03:59

    Me 7.4.2023 gjermanet hedhin ne gjyq arbitrazhi Shqiperine.Ne 7.6.2024 gjermanet bejne kontrate me kroatet per shitjen e aksioneve.Ne 31.7.2024 behet transferimi total i aksioneve/aseteve mes paleve.Ne 13.8 2024 gjermanet dhe shqiptaret bien dakord /me mirekuptim/ te terhiqen nga gjyqi i arbitrazhit.[[Ne 4.7.2024 anijet me mbetje toksike nisen nga Durresi.Ne 31.7.2024 anijet fikin GPS afer Af.te JugutNe 26.8.2024 gjermanet dorezojne marreveshjen e shitjes ne QKB.Ne 28.8.2024 Balluku akuzon gjermanet per ceshtjen e mbetjeve toksike.]] Nga kronologjia e ngjarjeve nuk shikoj ndonje lidhje mes shitjes se aksioneve te gjermaneve dhe rastit te Kurumit,por ama qeveria shqiptare do t'ju kete bere gjermaneve nje oferte qe nuk mund t'a kundershtonin,perderisa palet u terrhoqen nga gjyqi /me mirekuptim/.Eshte praktike qe behet ne te gjitha gjyqet ne bote,qe nga divorcet e deri te ketij lloji /arbitrazh/.Ndoshta duhet qe Rama te sqaroje cfare oferte ka bere,apo dhe kjo eshte pjese sekrete e /mirekuptimit/e nuk behet publike?!

    Përgjigju
  • Antonio: 03/09/2024 19:06

    si ka mundësi që gjermanët të aplikojnë në arbitrazh ndërkombëtar. Po ministri “Bella” miraton transferimin e aksioneve të një kompanie që lufton kundër saj? Po bëni shaka me mendjet tona? Kjo është shkelje e qartë dhe korrupsion i pastër pasi është kundër ligjeve!

    Përgjigju
  • Kot: 03/09/2024 18:43

    Mos jane kroatet e Sokolaj?

    Përgjigju
  • Tedi: 03/09/2024 16:16

    Privatizimi I proceseve ne portin e Durresit mbas viteve 90 eshte vater e kirrupsionit shteterir dhe klientelist i poltijes se ndyre te gjitha partive politike . Kho paeudodemokraci vodhi pronen publike per te pasuruar “ lideret” kriminel te polities. Dhe populli i voton keta hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër