Shehaj: Rama përzë gjermanët, fut në xhep koncensionin e Durrësit

Shehaj: Rama përzë gjermanët, fut në xhep koncensionin e Durrësit

Agron Shehaj

Agron Shehaj, kryetar i partisë ‘Mundësia’ ka bërë një denoncim në lidhje me kompaninë koncesionare gjermane në Portin e Durrësit, në një kohë që ende në vend zien skandali me transportin e rreth 800 ton mbetjeve toksike drejt Tajlandës.

Nga Kryesia e Kuvendit, Shehaj ka thënë se me urdhër të Ramës kompania koncesionare gjermane që është në arbitrazh me qeverinë shqiptare është larguar.

Shehaj ka publikuar edhe dokumentin ku sipas tij tregohet se si zv.kryeministrja Belinda Balluku ka autorizuar transferimin e kuotave të koncesionarit pavarësisht gjyqit në arbitrazh, ku koncesionari i kërkon 40 milione euro qeverisë.

‘Siç e dini, kompania koncensionare gjermane e Portit të Durrësit, i ka kërkuar në Arbitrazh Qeverisë Shqiptare 40 milionë euro, sipas tyre për prishje të kontratës. Ndërkohë që gjyqi në arbitrazh vazhdon, zevëndëskryeministrja Belinda Balluku ka lejuar që ky koncensionar, i cili i kërkon 40 milionë euro qeverisë, të shesë koncensionin te një subjekt i ri, pas të cilit nuk dihet se kush fshihet.

Ky është dokumenti, nëpërmjet të cilit, ministrja Balluku autorizon transferimin e kuotave të koncensionit pavarësisht gjyqit në arbitrazh me koncensionarin. Qartësisht kemi të bëjmë me një marrëveshje okulte të ndërmjetësuar në mënyrë private nga kryeministri Rama.

De fakto, nëpërmjet kësaj marrëveshje, Rama ka larguar gjermanët dhe ka marrë nën kontroll koncensionin e Portit të Durrësit.

Ministrja Balluku, që është bërë pjesë e kësaj marrëveshje okulte me firmën e saj, duhet t’i shpjegojë shqiptarëve dhe opinionit publik se si është e mundur që një kompani paguan të paktën 13 milionë euro, për një koncension që nuk ekziston më dhe mbi të cilin ka një arbitrazh.

Së dyti, kush qendron pas pronarëve të rinj tëkoncensionit?

Së treti, çfarë i ka premtuar qeveria shqiptare pronarëve të rinj të koncensionit?

Së katërti, a vazhdon gjyqi në arbitrazh apo është vendosur kusht tërheqja nga nga arbitrazhi?

Së pesti, pse është mbajtur i fshehtë transferimi i koncensionit?

Së gjashti, a është vendosur në qershor largimi i kompanisë koncensionare gjermane për të vazhduar në qetësi trafikun e mbetjeve toksike nga Porti i Durrësit?

E vërteta është që edhe ky koncension është një aferë korruptive, si gjithë koncensionet e rrugëve, porteve, aeroporteve, shendetësisë, inceneratorëve. Qeveria nëpermjet oligarkëve ortakë dhe kompanive offshore ka marrë nën kontroll gjithë infrastrukturen e vendit dhe ekonominë, me një qëllim të vetëm, të konsolidojë pushtetin politik dhe të bejë të pamundur rrotacionin demokratik te pushtetit.’- u shpreh Shehaj.


Lajmi kryesor:

Kontrata u firmos pak ditë para skandalit me mbetjet toksike të Kurum, gjermanët e EMS ‘braktisin’ portin lindor në Durrës! Do të menaxhohet nga kroatët


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut kërcënon me burg lidershipin e BDI-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut kërcënon me burg lidershipin e BDI-së