-
Fatos Çoçoli: Kompani që padisin Shtetin dhe bëjnë kontrabandë? Si po pastrohet Porti i Durrësit
Thasët e bardhë të hirit të furrnaltave të Elbasanit, për në Turqi në vitin 2018. Kurum International paditi Shtetin tonë dhe kërkoi 100 milionë USD dëmshpërblim. Kompania “EMS Shipping and Trading GMBH”, e cila për 11 vjet menaxhoi terminalin e mineraleve në Portin e Durrësit, paditi Shtetin tonë dhe kërkoi 40 milionë euro dëmshpërblim. Si po pastrohet Porti i Durrësit nga kontrabanda
6 Shtator, 10:46 -
Kontrata u firmos pak ditë para skandalit me mbetjet toksike të Kurum, gjermanët e EMS ‘braktisin’ portin lindor në Durrës! Do të menaxhohet nga kroatët
Në një kohë kur skandali për mbetjet toksike, ka marrë përmasa të mëdha, dhe hetimet akoma nuk kanë nxjerrë përgjegjësit, mësohet se kompania gjermane EMS, që menaxhon portin lindor të Durrësit, e ka shitur koncesionin për 13 milionë euro tek një kompani kroate. Në gusht MIE e bëri përgjegjëse “EMS” për lejimin e ngarkesës së dyshuar toksike, me destinacion Tajlandën
3 Shtator, 15:47 -
Shehaj: Rama përzë gjermanët, fut në xhep koncensionin e Durrësit
Agron Shehaj, kryetar i partisë ‘Mundësia’ ka bërë një denoncim në lidhje me kompaninë koncesionare gjermane në Portin e Durrësit, në një kohë që ende në vend zien skandali me transportin e rreth 800 ton mbetjeve toksike drejt Tajlandës
3 Shtator, 15:30 -
Skandali me mbetjet toksike të Kurum, kompania 'EMS' shet koncesionin e kalatës lindore në Portin e Durrësit
Kompania gjermane “EMS Shipping and Trading GMBH” u largua nga koncesioni i menaxhimit të kalatës lindore të portit të Durrësit më 31 korrik 2024, pasi ia shiti aksionet një kompanie kroate për një vlerë të paguar prej 13 milionë eurosh.
3 Shtator, 07:20 -
Mbetjet toksike/ Zv. kryeministrja e bëri përgjegjëse, koncesionari e rrëzon: Bëjmë vetëm ngarkim-shkarkim! Kontrata nuk përmend analiza
Deklaratën e bërë nga zv. kryeministrja të mërkurën se ngarkesa e mbetjeve toksike, për të vijuar itinerarin nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, duhet të ishte parandaluar nga koncesionari që administron terminalin lindor të këtij porti pasi është përgjegjës, kompania EMS Shipping & Trading GmbH e përgënjeshtron totalisht. Burime për Report Tv nga EMS thonë se detyrat e tyre nuk lidhen me analizat, ndërsa kjo vërtetohet edhe nga kontrata.
30 Gusht, 20:09 -
Skandali me mbetjet toksike të Kurum, qeveria: Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, ngarkesa u procesua nga koncesionari! Kompania turke e detyruar të japë shpjegime
Pas skandalit me mbetjet toksike të Kurum, qeveria përjashton nga përgjegjësia Portin e Durrësit. Zv.kryeministrja Balluku tha se Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, por përgjegjësinë ia la kompanisë koncesionare, duke thënë se ajo ngarkoi ngarkesën me mbetjet toksike. Balluku s’e përmendi me emër, por EMS Shipping and Trading Gmbh është kompania që menaxhon Portin e Durrësit përmes një koncesioni që nga viti 2013.
28 Gusht, 12:25