Për të kryer një transaksion tek noteri përshi shit-blerje prone, automjeti si dhe kryerjen e transaksioneve financiare nuk mjafton vetëm firma e qytetarit por nga kjo e hënë nevojitet dhe identifikimi biometrik nëpërmjet gjurmës së gishtave dhe kartës së identitetit.
Këto shërbime do të ofrohen nga prodhuesi i kartave biometrike në një marveshje me dhomën e noterëve ku çmimi që do të paguhet nga noterët si tarifë mujore përafërsisht është në 7 euro.
Por çfarë duhet të bëjnë qytetarët në rast se do të kryejnë një veprim noterial? Për të gjithë shtetasit që sot disponojnë një kartë identiteti së pari duhet që ajo të aktivizohet me pinin dhe shenjën biometrike të dhëna që i ruan në çipin elektronik.
Aktivizimi i këtyre të dhënave për shtetasit shqiptar është pa pagesë dhe ofrohet në çdo zyrë të kompanisë në të cilën është marrë karta e identitetit.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO