TIRANE-Presidenti i Republikës nderon me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” pjesëtarët e “Kompanisë 4000”, në shenjë vlerësimi për kontributin e vyer dhe të pamohueshëm në përpjekje për rrëzimin e shtetit diktatorial hoxhist në Shqipëri. Këta burra e gra u shpreh Nishani do të zënë një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.
“Ata qenë njerëz që lirinë e kishin vënë mbi çdo gjë tjetër, edhe mbi jetën dhe familjet e tyre. Ata qenë shqiptarë të mirë e të vërtetë. Ata qenë shqiptarë në mërgim që u stërvitën nga aleatët tanë perëndimorë me synimin e vetëm për të përmbysur një regjim totalitar. Ata qenë Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Hasan Dosti e shumë e shumë të tjerë, të cilët në Historinë e Kombit tonë zënë secili një vend të nderuar”, tha Nishani.
Sipas presidentit këta persona kanë vlera të paçmuara atdhetare dhe nuk janë tradhtarë siç u etiketuan, por burra që sakrifikuan për liri dhe rrëzimin e diktaturës.
“Burrat dhe djemtë që u rreshtuan vullnetarisht në radhët e Kompanisë ‘4000’ në fund të viteve 1940-të dhe fillim vitet 1950-të ishin gjyshërit, baballarët, xhaxhallarët tuaj që gjendeni sot në këtë sallë. Ata nuk qenë ‘tradhtarë’ e as ‘diversantë’. Ata ishin njerëz që e kishin vënë mbi gjithçka tjetër lirinë, edhe mbi jetën e tyre edhe mbi familjet e tyre", tha Presidenti.
“Kompania 4000” ishte një njësi paraushtarake e krijuar nga Shërbimi i Fshehtë Amerikan për operacione klandestine në Shqipëri. Ai ishte kampi kryesor ku stërviteshin të rinjtë shqiptarë të cilët dërgoheshin me mision zbulimi në Shqipëri. Aktivitetin e saj më të rëndësishëm “Kompania 4000” e pati në vitin 1949 kur amerikanët mendonin seriozisht për destabilizim të mundshëm në Shqipëri nëpërmjet operacioneve të fshehta.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO