Shqiptarja.com dhe Report TV mësojnë detaje të reja për superaksionin e zhvilluar sot në Nikël të Krujës. Për të kapur mat 8 'të fortët', forcat speciale, RENEA dhe FNSH-ja kanë përdorur një truk të vogël. Që në orën 04.00 të mëngjesit në të gjithë zonën e Niklës janë fikur dritat. Kjo ka bërë që të fortët të izoloheshin në banesa e policia t'ju shkonte në derën e shtëpisë.
Nga operacioni 8 persona u shoqëruan, ndërsa 2 prej të cilëve kanë urdhër arresti Durim Bami dhe Flamur Haka. Ndërsa të shoqëruar janë Marenglen Haka (nipi i Flamur Hakës), Bedri Haka, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i Durim e Valter Bamit).
Lajmi kryesor: