SARANDË- 3 të rinj nga Konispoli kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi gjatë kontrollit iu gjetën 3 kg lëndë narkotike të ndarë në dy pako.

Në pranga ranë G. SH 21 vjeç,  A. A 22 vjeç,  dhe A. S. 19 vjeç. Ata u ndaluan në afërsi të pikës së kalimit kufitar në Qafë Botë.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur destinacionin e lëndës narkotike dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të personave të arrestuar.